VIDEO/ Të ulur pranë njëri-tjetrit, Basha dhe Bardhi përplasen në Kuvend për kompetencat e kryetarit të grupit: Qesharak, hipokrit

4 Shtator 2023, 10:35| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:57

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fillim të seancës parlamentare ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. Pasi Nikolla lexoi njoftimin e PD për ndërrimin e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi, i cili nuk njeh shkarkimin e tij është parë duke debatuar me Lulzim Bashën, në një kohë kur Sali Berisha kishte marrë fjalën për të folur në foltoren e parlamentit.

Kjo është përballja e parë e Bashës me Bardhin pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së për t'i kaluar kompetencat e kryetarit të grupit parlamentar, kryetarit të partisë. Bardhi dhe Basha, u dukën të nervozuar dhe shkëmbyen disa fjalë më njëri-tjetrin, teksa ishin ulur ngjitur me njëri tjetrin. 

Debati dhe replikat mes tyre kanë vijuar edhe në fund të seancës parlamentare. Pas mbylljes së seancës, Lulzim Basha i është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr.

"Mos bëj sherr..”, i është drejtuar kryetari i PD-së, ndërsa nuk dëgjohet shumë qaARTë.

Por Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.

Kujtojmë se në statutin e ri të PD-së u caktua që Basha të ishte dhe kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë ai tha sot se këtë detyrë do ia delegojë një nga nënkryetarëve të PD-së.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rinis me debate, Nikolla: PD njofton se kreu i grupit është Basha! Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?