Kuvendi rinis me debate, Nikolla: PD njofton se kreu i grupit është Basha! Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni

4 Shtator 2023, 07:11| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:59

  • Share

TIRANË- Posti i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkaktoi debate në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Përplasje nuk pati vetëm brenda demokratëve, por debatet u zhvendosën edhe me qeverinë. Shkresa që kishte mbërritur në Kuvend nga PD, ku njoftohej se tashmë kreu i grupit është Lulzim Basha, solli reagimin e Gazment Bardhit i cili nuk njeh as shkarkimin nga ky post.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi njoftimin, ndërsa ky moment përveç tensioneve, u prit edhe me nota humori nga Bardhi. Ky i fundit nuk i kurseu Lulzim Bashës as një të qeshur në fytyrë, pasi të dy ishin ulur ngjitur në Kuvend.  

“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.

I ashpër ishte reagimi i Bardhit, i cili nga Foltorja e Kuvendit foli i prerë duke thënë se Partia Socialiste ta harrojë se mund të zgjedhë kreun e grupit të deputetëve demokratë. Bardhi e cilësoi këtë një paralajmërim për Edi Ramën dhe Erion Veliajn që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të opozitës dhe mos t’i provokojnë deputetët demokratë.

“E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.

“Fakti që situata në PD është konfuze,. Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, iu përgjigj Nikolla.

Në një moment, Bardhi u pa të debatojë me Bashën, ndërsa në Foltore kishte marrë fjalën Sali Berisha.Të dy u dukën të nervozuar dhe shkëmbyen disa fjalë më njëri-tjetrin. Replika në distancë pati edhe para nisjes së seancës plenare, nga ku Bardhi deklaroi se Basha duhet të mbledhë 18 vota për t’u bërë kreu i grupit, ndërsa votën e 19 do t’ia japë ai vetë. Ndërkohë, Basha vijoi i palëkundur në vendimin e tij duke thënë se Bardhi është i shkarkuar dhe se detyrën e kreut të grupit do t’ia kalojë një prej nënkryetarëve te grupit.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë. Pa zë e përplasje, para nisjes së seancës, socialistët u mblodhën në ambientet e Kuvendit dhe konfirmuan kryetar të grupit të deputetëve, ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ora 11:17
Saimir Korreshi me set kirurgjikal me vete në Kuvend: Ia solla qeverisë ti sterilizojë, ka 10 vite që se rruan për popullin

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është komentuar disa herë për paraqitjen e tij në Kuvend, disa herë me shalqi me vete apo grurë. Por, në nisje të këtij sesioni parlamentar, Korreshi u shfaq në oborrin e Kuvendit me një set kirurgjikal me vete.

“Kam marrë një surprizë për qeverinë, por po e do dhe ai tjetri (për Bashën), kam sjellë një kit kirurgjikal për synetllëk. Kit kirurgjikal. Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin. Faleminderit”, tha ai.

 

Ora 11:15
Xhaferraj ironizon Nikollën: Jam konfuz, po na propozoni që të zgjedhim si kryetar grupi të PS mes Bashës dhe Çuçit?

 

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar me ironi në lidhje me njoftimin që bëri sot kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla se kryedemokrati Basha është zgjedhur edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

Xhaferraj: Unë jam shumë konfuz. Nuk arrita që të kuptoj fare. Ju na propozuat midis Çuçit dhe Bashës se kush do të zgjidhet kryetar grupi. Jam konfuz

Nikolla: Këto grupe retorike mund ti bëni diku tjetër. Nuk bëra thirrje. Edhe një herë asnjë gjë…Jeni konfuz. Po e tërhiqni Kuvendin në një situatë të paprecedentë. Po ju them…

Ora 11:14
Nikolla prezantoi Bashën si kreun e grupit, Paloka: Nëse unë mbledh 2 mijë vota dhe zgjidhem kryetar i PS, ça do bëni?


Deputeti Edi Paloka ka reaguar pasi Lindita Nikolla prezantoi Bashën si kryetar të grupit të PD. Në Kuvend, Paloka ngriti pyetjen se çfarë do bënte PS nëse do të ai do të mblidhte 2 mijë veta dhe do zgjidhej kryetar i PS.

“Sot dua t’ju vë para një situate të tillë se po shoh se nuk po e kuptoni… nëse nesër unë mbledh 2 mijë vetë në një sallë dhe e quaj Kuvend të PS dhe zgjidhem kryetar, sekretar e të tjera me ‘ar’ prapa, dhe u them se jam kreu i grupit të PS, çfarë do bënit ju? Kuptoje kështu dhe mos u bëni qesharake si ata. Vjen dikush që u thotë se jam zgjedhur kryetar i PS dhe ju e pranoni”, u shpreh Paloka.

Ora 10:35
VIDEO/ Të ulur pranë njëri-tjetrit, Basha dhe Bardhi përplasen në Kuvend për kompetencat e kryetarit të grupit: Qesharak, hipokrit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fillim të seancës parlamentare ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. Pasi Nikolla lexoi njoftimin e PD për ndërrimin e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi, i cili nuk njeh shkarkimin e tij është parë duke debatuar me Lulzim Bashën, në një kohë kur Sali Berisha kishte marrë fjalën për të folur në foltoren e parlamentit.

Kjo është përballja e parë e Bashës me Bardhin pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së për t'i kaluar kompetencat e kryetarit të grupit parlamentar, kryetarit të partisë. Bardhi dhe Basha, u dukën të nervozuar dhe shkëmbyen disa fjalë më njëri-tjetrin, teksa ishin ulur ngjitur me njëri tjetrin. 

Debati dhe replikat mes tyre kanë vijuar edhe në fund të seancës parlamentare. Pas mbylljes së seancës, Lulzim Basha i është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr.

"Mos bëj sherr..”, i është drejtuar kryetari i PD-së, ndërsa nuk dëgjohet shumë qaARTë.

Por Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.

Kujtojmë se në statutin e ri të PD-së u caktua që Basha të ishte dhe kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë ai tha sot se këtë detyrë do ia delegojë një nga nënkryetarëve të PD-së.

Ora 10:34
Bardhi i përgjigjet Nikollës: Harrojeni se PS zgjedh kreun e grupit të PD! Kryeparlamentarja: Po bëheni qesharak

 

Gazment Bardhi i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar ashpër pas njoftimit që dhaNikolla se Basha është kreu i grupit. Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD.

“Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD. E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.

“Fakti që situata në PD është konfuze,. Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, tha Nikolla.

Ora 10:33
FOTO/ Pas tensioneve në PD, Basha dhe Bardhi ulen krah njëri-tjetrit në Kuvend

 

Këtë të hënë ka nisur sesioni i ri parlamentar, gjatë të cilit demokratët duket se do të jenë të ndarë në dy grupe.

Lulzim Basha është ulur krah Gazment Bardhit, kur për këtë të fundit ishte paralajmëruar një bashkim i mundshëm me Berishën.

Ora 10:26
Kuvendi, Nikolla: PD njofton se kryetar i Grupit Parlamentar është Lulzim Basha! Bardhi 'shkrihet' së qeshuri

Lindita Nikolla ka njoftuar në Kuvend se kreu i Grupit të PD është Lulzim Basha, pasi nga kjo detyrë u shkarkua Gazment Bardhi. Pas këtij njoftimi, Bardhi u 'shkri' se qeshuri në sytë e Bashës.

“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.

Ndërkohë, kreu i grupit të PS do jetë Bledi Çuçi.

 

Ora 10:11
Nis sesioni i ri parlamentar, Bledi Çuçi konfirmohet kreu i grupit të PS

1693814975_Screenshot6.jpg
Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Bledi Çuçi është konfirmuar se kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/09/2023 02:13

    Duke pare Bashen e Bardhin duke debatuar kush eshte kush, me kujtojne nje reklame per nje lloj qumeshti pa laktoze qe e japin ketej nga ne,ne TV.Me konkretisht dy lope pasojne ngadalshem nje top gjigand tek njera-tjetra,ndersa perballe tyre jane ulur e i kundrojne dy fermere.Njeri nga fermeret pyet shokun ne lidhje me /lojen/ e lopeve se kush po fiton dhe shoku i pergjigjet-/Ne po fitojme/! Tani analogjia ketu qendron se /lopet/ jane Basha e Bardhi,kurse /fermeret/ mund te ishin shume mire PS e Rama.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 04/09/2023 16:04

    Edhe qente e uritur te bashkise me te falimentuar te Shqiperise kane performance,etike dhe komunikim shume me dinjitoz se 140 kuvendaret e pangopur qe ka e Mjera Shqiperi

    Përgjigju
  • e drejta: 04/09/2023 11:55

    AH MOJ GAZMENDA SI NUK E KUPTON QE ASNJERIT NUK JA NIN PER TY....E SHKRETA TI MOJ KRIMINELE E BANDIT BERISHES

    Përgjigju
  • agron: 04/09/2023 11:29

    140 sharlatane qe gjithe fokusin e kane tek punet e tyre private ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?