Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar me ironi në lidhje me njoftimin që bëri sot kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla se kryedemokrati Basha është zgjedhur edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.
Xhaferraj: Unë jam shumë konfuz. Nuk arrita që të kuptoj fare. Ju na propozuat midis Çuçit dhe Bashës se kush do të zgjidhet kryetar grupi. Jam konfuz
Nikolla: Këto grupe retorike mund ti bëni diku tjetër. Nuk bëra thirrje. Edhe një herë asnjë gjë…Jeni konfuz. Po e tërhiqni Kuvendin në një situatë të paprecedentë. Po ju them…
Lajmi kryesor:
Kuvendi rinis me debate, Nikolla: PD njofton se kreu i grupit është Basha! Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni
SI.E.//ReportTv.al