Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.
Në urimin e saj Nikolla, shprehet se festa e Pashkëve është një festival besimi e lumturie për të gjithë besimtarët katolikë.
“Në vend të urrejtjes të lulëzojë harmonia, në vend të dëshpërimit, shpresa!
Festa e Pashkëve është një festival besimi e lumturie për të gjithë besimtarët katolikë.
Gëzimi i kësaj feste na frymëzon të besojmë e punojmë që atje ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia; atje ku ka errësirë, të ndriçojë drita.
Atje ku ka dëshpërim, të lindë shpresa; atje ku ka vuajtje, të lehtësojmë dhimbjen; atje ku ka varfëri, të krijojmë mirëqenie.
Gëzuar Pashkët!”, shprehet kryeparlamentarja.
Lajmi kryesor:
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, ngjalljen e Krishtit! Zhvillohet mesha në Katedralen e Shën Palit, e para që bëhet në mesnatë pas nisjes së pandemisë! Urojnë Meta, Rama dhe Nikolla
J.GJ./ReportTv.al