Në qytetin e Pogradecit ditën e sotme ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga subjektet të ndryshme të cilat zhvillojmë veprimtari ekonomike. Gjithashtu edhe për lirimin e hapësirave nga mjetet e parkuara gabim.
Markel Hafesllari, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Pogradec tha se aksioni po zhvillohet në kuadër të sezonit turistik dhe se subjekteve më herët i është kërkuar të lirojnë hapësirat publike, por këto të fundit nuk i janë bindur urdhrit të institucioneve dhe për pasojë mëngjesin e sotëm policia bashkiake ka bërë lirimin e detyruar të hapësirave.
“Agjencia e Mbrojtjes së territorit ka marrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në të gjithë qytetin. Ky do jetë një aksion në vazhdim, i lutem të tërë qytetarëve të na kuptojnë e të lirojnë vendet se në të kundërt do merren masa administrative nga ana e policisë bashkiake”, tha Markel Hafesllari.
Hafesllari ndër të tjera thekson që aksioni do të vijoj përgjatë gjithë sezonit ndërsa kontrolleve nuk do ti shpëtojë as bizneset me leje të cilat do të shihen nëse kanë tejkaluar lejen.
"Ky monitorim do të jetë gjithë sezonit turistik duke filluar nga sheshi Europa e në të gjithë qytetin e Pogradecit. Është lënë një paralajmërim, nuk i kanë hequr vet dhe ka ndërhyrë policia bashkiake bashkë me inpektoriatin për lirimin e hapësirës në sheshin Europa.
Nga verifikimet e policisë bashkiake nuk kanë pasur leje përkatëse dhe është bërë ndërhyrja në largimin e tavolinave, cadrave. Patjetër aksioni do të jetë në të gjithë qytetin e Pogradecit do jetë edhe në zonën e Tushemishtit edhe në shëtitore në të gjithë qytetin.
Momentalisht po kontrollojmë vetëm bizneset që nuk kanë leje por do kontrollohen të gjitha bizneset dhe ato që kanë leje, kush ka dalë nga leje do merren masa administrative deri në vendim prishje nga ana e IMT-së", shtoi ai.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vjen pas urdhrit të kryeministrit Rama ndërsa inspektoriatët do të jenë gjithë kohën në terren për të zhvilluar kontrolle për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Komente
