Politikë

Rama ‘zbarkon’ sërish në Vlorë, inspekton lirimin e hapësirave publike: Drejtorët, e papërshtatshëm! Keqmenaxhim me ujin, reformojmë sektorin (VIDEO)

7 Korrik, 07:02| Përditesimi: 7 Korrik, 17:19

  • Share

3 ditë pasi “shkundi” bashkinë e Vlorës e u kërkoi drejtorëve të pushtetit vendor të largohen për paaftësi në menaxhimin e punëve të qytetit, Edi Rama u rikthye sërish për t’i vënë vulën aksionit që ndërmori në pikun e sezonit turistik. 

Ultimatumin që i dha bizneseve nga Tirana, për të hequr çadrat, tavolinat, e karriget që zënë trotuaret e hapësirat publike, shkoi t'ua komunikonte personalisht i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë dhe 2 drejtuesit politikë të Vlorës, Bledi Çuçi e Pirro Vëngu. 

Aksioni, siç tha kryeministri, nuk është për të penalizuar bizneset, duke i qetësuar se do të operojnë sipas një dizanji të ri i cili është duke u finalizuar. 

"Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve Tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve Biznesit dhe qytetarëve Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanjë të ri Për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në cdo rrugë do të veprohet", tha Rama. 

Me ujësjellësin që e konsideron të keqmenaxhuar duke lënë Vlorën pa ujë në pikun e sezonit turistik, Rama paralajmëron reformim në këtë sektor. 

"Kemi konstatuar një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësorë Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm kryesisht në zonat turistike.", shtoi ai.  

Drejtorët që dhanë dorëheqjen me radhë pas kërkesës së tij, nuk ua preu tërësisht rrugën. 

"Janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë, mund tju jepen mundësi të reja në të ardhmen", shtoi kryeministri. 

Për vendet vakante thirrjen e kishte gjithëpërfshirëse, por me një kusht.

"Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë Të gjithë drejtuesit do të merre të rinj. Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tirane apo jashtë vendit. Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurojnë për postet përkatëse. Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë. Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për ti shërbyer Vlorës Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë Ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë." 

Në qytetin bregdetar shkoi si kryeministër, por kapitull të ri paralajmëroi edhe për Partinë Socialiste. 

"Një kapitull i ri do të fillojë edhe për PS të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinjë Erjona dhe Klevisi. Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinjë të jenë kontribues Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar cdo gjë në terren në kohe reale. "

Para konferencës për shtyp, Rama zhvilloi takim edhe me një pjesë të deputetëve të rinj e atyre të vjetër të Vlorës, ndërsa thirrjen për ta publike. 

“Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja Duhet që ata të dalin në terren dhe t’i shërbejnë qytetarëve”, u shpreh kryeministri. 

Ora 17:04
‘Keni nëpërkëmbur autoritetin e bashkisë’, Rama i përgjigjet gazetarit për dorëheqjen e drejtorëve në Vlorë: 30 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve

1751883533_ramaa.JPG

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve ka nëpërkëmbur autoritetin e institucionit të Bashkisë.

Por, Rama tha se ishin ata që kishin nëpërkëmbur qytetarët e Vlorës.

 ‘Ti ke hall se u nëpërkëmb institucioni i bashkisë, kurse unë kam hall që institucioni i bashkisë nëpërkëmb gjithë Vlorën çdo ditë. Kështu që unë jam të zgjidhet kjo e dyta, pastaj nëpërkëmbjen e institucionit e trajtojmë në një kohë të dytë, po institucioni është aty për gjithë qytetarët e Vlorës dhe qytetarët e Vlorës ndihen të nëpërkëmbur nga institucioni, nga indiferenca, nga tangërllëku i shumë ‘’bajraktarëve’’ të atij institucioni, nga fakti që edhe pse shërbimet nuk janë ato që qytetarët dëshirojnë.

Ata njerëz vazhdojnë të rrinë aty, siç tha kolegia. Kolegia tha që ata kanë tridhjetë vjet aty. E ekzagjeroi pak po nuk është çudi që dikujt tjetër i duket se kanë 300 vjet aty. Kështu që, kjo është si ta shikosh. Unë nuk mendoj që institucioni i bashkisë është nëpërkëmbur në këtë rast, por në qoftë se ndihet i nëpërkëmbur, duhet të kuptojë që është koha që të ndiejë për një moment ai institucion se si ndihen qytetarët e Vlorës çdo ditë nga mungesa e shërbimit konstant', tha ai. 

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron takime e inspektime edhe në Fier, Durrës, Shkodër e Elbasan.

'Nesër do të shkojmë në Fier, do të shkojmë edhe në Durrës, do të shkojmë edhe në Shkodër apo në Elbasan, ku janë edhe problematikat më të mëdha, por ky është proces i gjithi, nuk mbaron asnjëherë nevoja për ta përmirësuar qytetin dhe për ta përmirësuar administrimin e qytetit. Kështu nuk është se e pamë tani dhe u zgjuam befas, por gjithmonë ka një moment kur akumulimi sjell nevojën për ndërhyrje', tha ai. 

I pyetur lidhur me largimet e PD drejt PS, nëse kjo është nisëm për goditur dhe Partinë Demokratike lokale, Rama tha se nuk ka të bëjë me një goditje politike, por përkundrazi me një rritje të interesit nga vetë demokratët për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

'Përsa i përket goditjes së Partisë Demokratike. Nuk e kuptoj pyetjen fare se që ne të godasim Partinë Demokratike është pjesë e përshkrimit të punës që kemi, pra nuk është se po godasim një të moshuar apo ndonjë të pambrojtur në rrugë. Godasim një kundërshtar. Po në këtë rast, nuk është se ne kemi goditur, se nga goditja zakonisht njerëzit largohen, nuk afrohen. Në këtë rast, kemi pasur shumë afrime nga Partia Demokratike e Vlorës dhe duam të kemi edhe më shumë. Kështu që i them të gjithë atyre që ndjehen se mund të japin diçka që të mos ngurrojnë fare të vijnë në këtë procesin e konkurrimit, edhe ne nuk do ngurrojmë fare në rast se do të jenë profesionistë që do të jenë bindës për atë që mund të ofrojnë dhe është akoma sfiduese, sepse këtu në Vlorë ata të Partisë Demokratike s'kanë fituar kurrë', tha ai. 

Ora 12:16
‘Kapitull i ri për PS në Vlorë’, Rama: Ka parazitë të majtë e të djathtë, asnjë s’mund të pretendojë se...

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas inspektoi hapësirat publike, kryeministri tha se ka ‘parazitë’ që janë të majtë e të djathtë, por shtoi se nuk do të lejojë që askush të përfitojë qoftë edhe medemek se është socialist.

“Një kapitull i ri do të fillojë edhe për PS e Vlorës, ku janë komanduar dy bashkëkryetar të rinj Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e PS. Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribuues. Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale.

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë. Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë. Edhe këta te dytët janë edhe të majtë dhe të djathtë, ne jemi me këta të dytët prandaj jemi të parët. Asnjë parazit s’mund të pretendojë asgjë nga ne se medemek është socialist dhe asnjë njeri i aftë nuk mund të pengohet të bashkohet me ne se është i djathtë. Kaq e thjeshtë është qasja që kemi zgjedhur dhe që shpresoj se me këtë do të bëjmë gjëra të mira për Vlorën”, u shpreh Rama.

Ora 12:12
Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren dhe ankesat i trajtonin nga kafeneja 

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i trajtonin ankesat e qytetarëve nga kafeneja. 

"Në anën tjetër, për të thënë që të zgjedhurit e PS në Vlorë, të vazhdojnë të mbeten të lidhur me territorin në mënyrë specifike, jo vetëm ata që u zgjodhën nga qytetarët për t'i përfaqësuar më 11 maj. Nuk do të jenë në kuvend por do të mbulojnë detyra të tjera dhe kjo kërkon një frymë skuadre të vazhdueshme dhe kontakt me qytetarët. Ne duhet ta kapërcejmë kohën e deputetëve që shfaqeshin shumë pak në territor dhe që ankesat apo kritikat për punën e pushtetit vendor apo të instucioneve qendroe i bënin nëpër kafene.

Kemi folur për një qasje të strukturuar dhe përfaqësuesit e grupit të deputetëve që ishin në listën e 11 majit në bashkinë e Vlorës janë të përfshirë në mbulimin e territorit duke shpërndarë kështu, barrën e mbulimit të territorit në më shumë supe dhe duke shfrytëzuar faktin se kemi në Vlorë disa deputetë dhe deputete që janë përfaqësues në Kuvend.", u shpreh Rama. 

Ora 11:38
Problemet me ujin në Vlorë, Rama: Keqmenaxhim total nga autoritetet dhe abuzim nga qytetarët! Paketë e re për reformimin e sektorit

 

Kryeministri Edi Rama thotë se me aksionin e nisur për lirimin e hapësirave publike nuk kanë për qëllim që t’i “zënë frymën” bizneseve, por të harmonizohen interesat e biznesit dhe të qytetarëve. Kryeministri u ndal edhe te parkimet, ndërsa i kërkoi policisë që të jetë më e ashpër ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat.

“Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja. Duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve. Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve. Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanj të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.  Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijësi. Por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim. “, u shpreh kryeministri.

Një tjetër problem tha ai është uji i pijshëm, ndërsa shtoi se ministria po përgatit edhe një paketë për reformimin e këtij sektori.

“Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve, çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor. Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, kryesisht në zonat turistike. “, shtoi ai. 

Ora 11:23
Dorëheqja e drejtorëve në Vlorë, Rama: Bashkia do të jetë një ‘institucion i pagjumësisë’, hapi i parë drejt një transformimi

 

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ku zhvilloi një tjetër takim në bashki dhe inspektoi hapësirat publike në disa zona, tha se drejtorët e dorëhequr e kanë kuptuar se qyteti është mbi të gjitha.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndonjërit prej tyre mund t’i jepet mundësia në të ardhmen, ndërsa e cilësoi këtë hap, si të parin drejt një transformimi të thellë. Ai tha se bashkia e Vlorës duhet të jetë një institucion për qytetarët dhe një ‘institucion i pagjumësisë’, ndërsa ftoi të rinjtë e të rejat që të aplikojnë për vendet vakante në bashki.

“Drejtorët e bashkisë e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha. Dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Natyrisht që ndonjërit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen. Drejtuesit, edhe ata rajonalë, kanë dhënë dorëheqjen dhe i falënderoj. Nuk do të ketë rikthim për dorëheqjet. Bashkia do të konfirmojë të gjithë dorëheqjet dhe kështu do të ndodhë me të gjitha institucionet e vendit e ato rajonale. Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi të nisur dhe që bashkia e Vlorës do të jetë në një institucion për qytetarët dhe institucion i pagjumësisë. I ftoj të rinj e të reja të aplikojnë dhe ne do të jemi krah tyre. Një ristrukturim edhe në PS të Vlorës dhe Klevis Kason dhe Erjona Ismailin. Një parti që do të jetë e hapur për të gjithë dhe për të sjellë prurje të reja.”, tha kreu i qeverisë.

Ora 10:01
Zaptimi i hapësirave publike, kryeministri Rama inspektim në 'Muradie': Hiqni tavolinat dhe karriget

 

Pasi u la 48 orë kohë zaptuesve, kryeministri Edi Rama ka ‘zbritur’ sërish në Vlorë. Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, kreu i qeverisë ka inspektuar lagjen historike ‘Muradie’. Rama dëgjohet të kërkojë lirimin e hapësirave publike, duke dhënë porosi për heqjen e tavolinave dhe karriget.

Ora 09:58
‘Ça ke që bërtet...’, Rama takon të moshuarën që po ‘protestonte’ në Vlorë (VIDEO)

Një e moshuar ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit doli nga takimi që mbajti në bashkinë e Vlorës.

E moshuara shihet në video teksa përpiqet të shkojë pas kryeministrit ndërsa ndalohet nga forcat e policisë dhe sigurisë.

Më pas, arrin t’i tërheqë vëmendjen kryeministrit dhe shihet teksa bisedon me të.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lungokari: 07/07/2025 16:33

    Ik lironi plazhin e Ri ish kompleksi VEFA dhe molin e kthyer ne prone private. Parkimi e ndertuar me taksat e Shqiptarve dhe te grabitur nga banda e trafikantve.

    Përgjigju
  • emigranti: 07/07/2025 14:13

    U liruan hapesirat?

    Përgjigju
  • Shkodra: 07/07/2025 08:20

    Zoti kryetar te shikohet pedonalja dhe gjuhadoli ne shkoder , trotuaret te Zena komplet nga lokalet dhe muzika ne maksimum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?