Nis aksioni për shkelësit rrugorë, Report Tv zbret në terren: Ja si sillen shoferë e kalimtarë

20 Qershor 2018, 17:41| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 17:51

  • Share

Policia Rrugore prej një jave ka nisur aksionin e ndëshkimit të shoferëve, të cilët nuk respektojnë vijat e bardha, semaforët dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve në kryqëzime. Janë këto pamjet ku shoferët janë kapur mat dhe pse në autoshkolla secili prej tyre ka mësuar se në vijat e bardha kanë përparësi këmbësorët.

Report Tv është ndalur në një prej kryqëzimeve me trafikun më të dendur në Tiranë te zona e 9-të katsheve dhe as këtu nuk mungojnë shoferët që shkelin rregullat dhe rrezikojnë qytetarët.

Ne kemi provuar të kalojmë me kamerën tonë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, por dhe pse me semafor jeshil, çka nënkupton të drejtën për të kaluar këmbësorët, sërish shoferët që të lënë të kalosh janë të paktë.

Për aq minuta sa në kryqëzim ishte patrulla rrugore pati një ndëshkim, por sapo polici u largua me shpejtësi shkelësit e ligjit kanë vijuar të rrezikojnë jetën e qytetarëve te vijat e bardha.

Por a janë shoferët të vetmit shkelës të rregullave?
Në vëzhgimin e Report Tv nuk mungojnë as qytetarët që shkelin semaforin, duke u dalë para makinave, teksa është e ndaluar dhe me të kuqe për kalimin e tyre.

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon penalitete jo vetëm për drejtuesit e mjeteve që shkelin sinjalistikën, si semafor, tabela dhe vijat e bardha, por edhe qytetarët që nuk kalojnë te vijat e bardha apo kalojnë aty ku për ta është e ndaluar.

Vetëm në 2 orë, në kryeqytet, Policia ka gjobitur 64 drejtues automjetesh, kryesisht për mosrespektim këmbësorësh. Mosrespektimi i sinjalistikës vertikale shkak për krijim trafiku.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Varja: 23/06/2018 07:12

    O Arsen, vijat e bardha jane sinjalisttike horizontale. Tabelat rrugore jane sinjalistike vertikale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?