Nuk respektojnë këmbësorët, 64 gjoba shoferëve në dy orë/VIDEO

20 Qershor 2018, 12:14| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 18:52

  • Share

Kjo është një sfidë për shoferët, që të dinë se kur jepet përparësia për një mjet.

Policia rrugore e Tiranës ka monitoruar disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë. Vetëm në këtë periudhë të shkurtër u konstatuan dhe proceduan administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve “injorojnë” sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore.

Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.

Policia Rrugore e Tiranës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eagle: 20/06/2018 13:41

    dhe mes jeshiles e portokallis te jesh kta te ven gjoben sikur je me te kuqe shtet legen vetem te rjepin popullin dhe kembesoret duhen gjobitur se nuk i respektojne rregullat te shikosh jashtetit ka lezet si kembesori i respekton. ktu policia ta ben sa shef portokalli mo kalo ku e kan par kete ja ka dhe urgjenc tjetri per spital do ta ndjekesh qe te mbushesh arkat e shtetit

    Përgjigju
  • ILO: 20/06/2018 12:25

    shume mire shofereve po kembesoreve qe futen si tufa lopesh me semafor te kuq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?