Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për të luftuar evazionin dhe për të garantuar cilësinë ushqimore.
Megjithatë, në një vëzhgim të Report Tv në një prej lagjeve më të frekuentuara të kryeqytetit, dyqanet vijojnë të shesin produkte bulmeti pa kupon tatimor.
Pronarët e dyqaneve pranojnë jashtë kamerës se janë të lidhur prej vitesh me fshatarë të zonave përreth Tiranës, të cilët çdo mëngjes u sjellin prodhimet e tyre. Ata tregojnë se produktet nuk shoqërohen me faturë tatimore.
Në një prej këtyre dyqaneve, ku tregtohen bulmet dhe fruta të thata, garancia e vetme për cilësinë e qumështit është fjala e fshatarit që e ka sjellë.
Pa asnjë kusht sigurie e kontrolli, bulmeti shiten direkt nga rruga.
Aksioni i autoriteteve synon rritjen e sigurisë ushqimore. Por një pengesë serioze duket se është një aspekt fiskal. TVSH-ja zero për blegtorët dhe bujqit, pamundëson zinxhirin e qarkullimit me faturë
Në Lushnje, blegtorët, edhe sot, siç kanë vepruar gjithnjë, duke i lënë produktet e tyre te grumbulluesit
“E shesim me 50-60 lekë. Vijnë e marrin grumbulluesit në orën 05:00”, thotë një fermere.
“Qumështin e shesim me 53 lekë litri. Qumështin e marrin grumbulluesit apo baxhot me makinat e tyre”, tha një fermerë.
Produktin edhe këtë të hënë e shitën pa faturë. I vetmi shënim që ata kanë është në blloqet e tyre të shënimit.
Gazetari: A ju jep faturë?
Fermer: Jo, asnjë gjë. Lekët i marrin një herë në 15 ditë.
Fermer: Fare faturë, dhe kur bën analizë nuk thotë kishte ujë apo yndyrë.
Fermer: E shesim me 52 lekë në baxho. Fatura nuk ka, i marrin pa faturë e gjë.
Me ligjin e vitit 2019 për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit u vendos që blerësi, i cili mund të jetë tregtar, baxho, apo grumbulluesi duhet të lëshojë faturë për bujkun në momentin që marrin prodhimin.
Grumbulluesit, tregtarët apo kompanitë nuk kanë asnjë interes për të blerë prodhimin vendas, duke lëshuar faturë me TVSh pasi nuk e rimbursojnë dot më atë. Në variantin më të mirë, nëse e blejnë janë të detyruar që 20 përqindëshin ta ngarkojnë mbi çmim, e për pasojë, produkti final për konsumatorët del më i shtrenjtë.
Administrata Tatimore ka njoftuar rreth 12 mijë tatimpagues, që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, për të marrë masat e nevojshme që çdo mall të shoqërohet me faturë tatimore të fiskalizuar, përndryshe do të përballen me penalitetet që parashikon ligji.
Komente

MANUSH MOS U FHEH PAS VELLAIT
Përgjigju