'Lufta' e dytë në PD për vulën, Kryesia ia merr sekretarit të përgjithshëm dhe ia kalon Indrit Sefës! Bardhi për Report Tv: Qesharake, vendim pa kuorum

24 Korrik 2023, 15:57| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 22:43

  • Share

TIRANË- Brenda Partisë Demokratike zyrtare ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e Partisë Demokratike me një vendim të marrë më datë 18 korrik 2023, ka vendosur që vulën e partisë t’ia marrë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe t’ia kalojë kompetencën për prodhimin dhe përdorimin e saj, sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefës.

Ky vendim është firmosur nga 15 anëtarë të Kryesisë së demokratëve, ndërsa vihet re se Oriola Pampuri ka hedhur firmën dy herë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky vendim ka ardhur për shkak të situatës së krijuar për procesin zgjedhor të 29 korrikut, pasi nuk vuloseshin dokumente të domosdoshme për këtë proces.

Kjo lëvizje e anëtarëve të Kryesisë që mbështesin Lulzim Bashën, zbulohet pasi Gazment Bardhi konfirmoi për Report Tv se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, pasi 7 deputetë demokratë kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD dhe dërguan një relacion me zbulime, që sipas tyre tregojnë se gara e 29 korrikut për kryetarin e ri është shpallur në mënyrë të paligjshme.

Përmes kësaj lëvizje, këta anëtarë të kryesisë po tentojnë që t’i heqin kompetencat Gazment Bardhit. Ky i fundit, në një reagim për Report Tv, pasi u publikua vendimi i Kryeisë thotë se është një akt qesharak nën efektin e dëshpërimit. Sipas numrit dy të PD-së, vendimi i Kryesisë është marrë pa kuorum dhe se sipas tij Kryesia nuk nuk ka kompetencë për të ndryshuar statutin e partisë.

"Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë", tha Bardhi për Report Tv. 

Me këtë vendim të Kryesisë, synohet që vulën e partisë të mos e administrojë më sekretari i Përgjithshëm, siç ka qenë deri më tani. Kjo përplasje në Partinë Demokratike vjen teksa Lulzim Basha po përpiqet të kthehet në drejtimin e partisë dhe më 29 korrik do të mbahet gara për zgjedhjen e kryedemokratit të ri.

Tashmë kjo është ‘lufta’ e dytë mes demokratëve për çështjen e vulës. Përveç betejës më grupin e Sali Berishës prej gati 2 vitesh, nis një tjetër përplasje brenda vetë PD zyrtare se kush do marrë përdorimin e vulës. Në betejën mes Rithemelimit dhe PD-së, Gjykata e Apelit vendosi më 3 mars 2023 rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit (që i dha vulën e PD-së Sali Berishës) dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare, por një tjetër luftë u nis mes dy kampeve të krijuara brenda PD-së.

Vendimi i kryesisë për ti kaluar vulën Indrit Sefës

Ora 21:25
Firmosi dy herë në vendimin për t’i marrë vulën Bardhit, reagon Oriola Pampuri: Ishte keqkuptim, duan të heqin vëmendjen nga disfata e radhës

1674642098_12006306159f266cbf1b.jpeg

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka reaguar pasi ka firmosur dy herë vendimin e kryesisë për kalimin e vulës së partisë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tek sekretari Ligjor, Indrit Sefa. Në një reagim në Facebook, Pampuri shkruan se ka firmosur dy herë, por është një keqkuptim dhe se nuk është bërë për të plotësuar kuorumin e nevojshëm.

Pampuri shkruan se regaimet për faktin se ajo ka firmsour dy herë po bëhen me qëllim nga ata që kërkojnë të fshehin disfatën e radhës në Rrogozhinë, apo nga ata që janë futur nga ‘dritarja’ në grupin e Foltores.

"Një sqarim i detyruar: Shoh reagimet dhe spinet mbi foton qe qarkullon ne rrjet me firmën time, ndaj dua te sqaroj ata qe mund te jene keqkuptuar: PO, eshte firmosur dy here, JO, nuk ka vlere te shtuar apo nuk ploteson ndonje numer te nevojshem ne kryesi, pasi vendimet dhe votimet zbardhen nepermjet regjistimit te mbledhjes, qe nuk lejon askend nga ne te gaboje.

Firma ime,e perseritur gabimisht per shkak te nje keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme qe u nenshkruan ate dite, eshte gjethja e fikut pas te ciles disa kerkojne te fshehin disfaten e radhes te revolucionit, me kosto te madhe per opoziten, e disa te tjere kerkojne te fshehin futjen nga dritarja ne foltore, permes proces skutash, ku flitet çdo dite per statutin dhe veprohet ne shkelje te tij. Per kedo qe eshte i interesar per aktet e kryesise, le t’i drejtohet institucioneve, nga te cilat doni titujt qe mbani, por jo peshen e pergjegjesise, te ciles i ikni kur duhen marre vendime te veshtira.

U jam mirenjohese demokrateve dhe u kerkoj ndjese per shfaqjen e radhes qe u gatua per te kapur ndonje titull lajmesh apo per te bere pis procesin e zgjedhjeve te 29 korrikut. E di qe jeni lodhur, e ndjej merzine tuaj dhe deshiren per te dale nga kjo gjendje amullie, nga e cila perfiton vetem Rama. Ndaj ju ftoj t’i leme menjane kotesite dhe sherret e atyre qe kane hallin e listave dhe vendet e tyre ne to, e te qendrojme me vendosmeri ne mbrojtje te vlerave per te cilat kemi sakrifikuar te gjithe bashke, te bindur se PD do te jete alternativa më e mire vetem ne partneritet te ngushte me ShBA, BE dhe GB, dhe ne beteje frontale me korrupsionin dhe metastazat e tij te pangjyra", shkruan Pampuri. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arra: 25/07/2023 06:43

    Si eshte ajo shprehja e popullit "hiqja Lenes dhe jepja Prenes". Fale operacioneve te deshtuara amerikano-angleze, jo te 48-53, por 13-23, epopeja e radhes e endrres per nje mbret lakuriq cudit dhe te zone me kete punen e vules. Quo vadis e mjera Shqiperi dhe populli i saj nga kjo mafie hibride enveristo-sorrosiane ku e keqja dhe shemtuara here fanepsen si Rame e here si Bashe, here si Sali e here si Ilir - sic i pat thene Konica, mender, si morrem vesh as njehere.

    Përgjigju
  • halla esma: 25/07/2023 04:52

    ktheje me fund,,,te na rroje pd edhe 1 vit ishallah...

    Përgjigju
  • ermal: 24/07/2023 21:52

    Opozita duhet te riorganizohet pa personazhe qesharake si Lulzim Basha i cili tashme me petkun e Zeilinskit eshte kthyer ne nje karikature te opozitarizmit shqiptar. Eshte vetem ceshtje kohe qe kjo qenie e stershitur te shporret nga jeta politike e vendit pasi nuk ka me perkrahes. Njerezit e tij nunerohen me gishta aq sa firmosin nga dy here per tu dukur sikur jane shume. Doktori nga ana tjeter duhet te dali urgjent me nje emer te ri dhe te qarte i cili mund te ishte "Lista Berisha" ose "Rithemelimi" per te qartesuar njehere e mire votuesin. Fundja non grata ose jo, 30% i ka ne xhep qe ne start. Partia demokratike apo Partia socialiste jane emra te vjeter te ezauruar, jane emra te nje kohe tjeter. Edhe vete Rama perdor "Rilindjen" pete njejtin qellim sa here i volitet. Ska me kuptim pra beteja per nje emer dhe per nje logo te dale boje dhe koha ne dispozicion eshte e mjaftueshme per te shpalosut brandimin e ri. Bardhi nderkohe nese do te vazhdoje rrugetimin e tij ne politike duhet patjeter qe te bashkohet me Berishen si formacion ose si koalicion ndryshe dhe ai do perfundoje si Lul Zeilinski ose sic i thone ndryshe Vula e Rames.

    Përgjigju
  • goni: 24/07/2023 19:54

    Orjola Pampuri ka firmosur dy here hahahah ....si muhabeti i pallatit te kongreseve ...

    Përgjigju
  • Policia RRUGORE né Aeroportin NÉNÉ TEREZA né Rinas , èshtè GRUP i STRUKTURUAR KRIMINAL É: 24/07/2023 18:14

    KUJDES KUJDES KUJDES , ORGANIZATA KRIMINALE e Policisè RRUGORE nè RINAS , po TMERROJNÉ TURISTÈT e HUAJ dhe VENDAS !!!!!!!!!! I béj thirrje SPAK , BKH dhe ALTIN DUMANIT , qè tè ARRESTOJÈ Blerim Sinanin dhe MahMUT Bulkun (Policè RRUGORÈ) , sepse po TERRORIZOJNÈ TURISTÈT qè marin MAKINA me QERA , TAKSITÉ e TIRANÉS , dhe po ZHVASIN dhe RRJEPIN QYTETARÉT !!!! Gjithè POLICIA RRUGORE e VORÈS , FUSHÈ KRUJÈS , RINASIT dhe FSHATRAVE pérreth , jané ORGANIZATÈ MAFIOZE dhe KRIMINELÈ tè PÉSHTIRÈ !!!! HAJDUTÈT dhe GRABITQARÈT e Policisè RRUGORE , po bèjnè NAMIN nè RINAS dhe na FÉLLIQÈN fare me TURISTÈT e HUAJ , qè po VIZITOJNÉ SHQIPÉRINÉ

    Përgjigju
  • Linda: 24/07/2023 18:11

    Do i martin vulen Bardhit shume mire se tani po largohet dhe Tabaku dhe ska cfare letrash te vulosi.I duket qesharake torrollakut po me gallata eshte vete Bardhi qe del ne konferenca shtypi ne mengjes - drek-dark dhe uleret qe ta duartrokasi Saliu!

    Përgjigju
  • gori: 24/07/2023 17:40

    Vulen mund ta mari cilido por seline e SHQUPIT ska bythe ta marin se eshte repart ushtarak dhe mbrohet nga gjenerali komunist Sali NON GRATA qe ju thote ju humte vula.

    Përgjigju
  • Visari: 24/07/2023 17:24

    Mendoj se vulen duhet t'ja marri shteti,t'ja hedhi ne det, dhe pastaj, kush ta gjej nga keto,Luli,Bardha, le te futet edhe Sala me not zhyt,ta marri dhe ti pijë longun.

    Përgjigju
  • Sifi: 24/07/2023 16:30

    Je me dyqind flamur prandaj po te largojne nga sekretar i pergjithdhem.Te futi Luli ne kryesi se te ishe per ty nuk te votonte njeri

    Përgjigju
  • Adrian: 24/07/2023 16:20

    Degjoni,e pashe vulen tek pazari i ri,n'Tirone,po e shisnin,shkoni me vrap ta merrni,te shkoje Luli dhe Gazi,kush arrin i pari e gzon vulen,shpeeeejt.

    Përgjigju
  • Ben: 24/07/2023 16:17

    Pash zotin,si merreni me keto qesharak,karagjoz,a ku ta di unë.E bene vulen epope.Duhet me bo filma komik per vulen,matriali eshte fresh,i gatshem.

    Përgjigju
    • labi: 25/07/2023 10:41

      Ata linden si bandite ,kriminele dhe hajdute e keshtu do vdesin.Qari i hajdutit tjeter qe nuk u ben asgje se hap petet e byrekut te tij Te dy partite jane dy monstra ,dy shushunja qe thithin gjakun e popullit.Mjer populli qe ishte me i varfer ne Evrope e keshtu ngeli

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?