Ekonomi
Sociale

Nis depozitimi i mbetjeve në Landfillin e Sherishtës. Fusha në Vlorë nuk do i shpëtojë zjarrit, Dredha: Zhduket vetëm me magji!

14 Qershor, 15:16| Përditesimi: 14 Qershor, 15:34

  • Share

“Kemi nisur të përdorim qelizën e parë të landfillit të Sherishtës, hedhim mbetjet urbane këtu. Landfilli do të jetë me afat 20 vite si përdorim, do të jetë me faza është qeliza e parë dhe e dytë dhe do të shtohen edhe 2 të tjera më vonë. Në tre muajit e sezonit veror shkon deri në 600 tonë mbetje në ditë, ndërsa muajit e tjetër 200-300 tonë në ditë ”, tregon kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha.

Janë rreth 25 milionë euro investim vetëm në Vlorë me fokus tek menaxhimi i mbetjeve, ku 12 milionë euro janë kredi nga KFW, pjesa tjetër grant. Faza e dytë e këtij projekti është funksionimi i Qendrës për Menaxhimin e Mbetjeve.

“Landfilli i Sherishtës, së bashku me këtë qendër ku parashkohet të bëhet diferencimi i mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme synohet të jetë zgjidhja për menaxhimin e integruar të mbetjeve të qytetit të Vlorës”, thotë Dredha.

Procesi i tretë dhe i fundit i këtij projekti, që është mbyllja ose kapsulimi i venddepozimit të mbetjeve në landfillin ekzistues të Vlorës, që para pak ditësh u përfshi nga flakët. Mbyllja e kësaj fushe mbetjesh në qendër të Vlorës pritet të arrihet deri në 2027-ën, deri atëherë zjarret nuk do ‘zhduken’.

“Po bëjmë një operacion pilot atje, me qëllim që të bëjmë sa të mundemi, me mjete rrethanore po themi apo me mjete që ne kemi në dispozicion, po përdorim dheun por asnjëherë ndërhyrje me teknikë të lartë sepse ai është projekt që do të mbulohet nga KFW. 40 vite mbetje të kompostuar në atë fushë vetëm me magji mund të pretendojmë që zjarri të mos jetë prezent”, thotë Dredha.

Po në jug qeveria gjermane ka financuar një investim prej 5.3 milionë eurosh në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Orikum, që pritet të mbarojë në muajin shtator dhe do tu shërbejë 53 mijë banorëve nga Onufri në Fushë-Dukat.

“Ka për qëllim rehabilitimin e impiantit ekzistues, ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve që përbën rreth afro 30 kilometra kryesor e sekondar. Është projekt me vlerë rreth 5.3 milionë euro investim i cili rreth 60% është i përqendruar për rehabilitimin e impiantit ekzistues”, thotë Lorenc Verçani menaxher i projektit.

Qeveria Gjermane nëpërmjet bankës gjermane të zhvillimit (KfW) po financohen me 51.1 milionë euro edhe ndërtimin e linjës së interkonjeksinit Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Në total, investimet gjermane ndër vite arrijnë në 1.2 miliardë euro në Shqipëri në projekte që i konsideron me rëndësi për zhvillimin e vendit.

“Ne përpiqemi të mbulojmë fusha që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Në veçanti në fushën e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ne promovojmë bujqësinë, sepse mendojmë se duam të krijojmë burime të qëndrueshme të të ardhurave për njerëzit”, shprehet ambasadori gjerman, Karl Bergner.

G.M./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/06/2025 03:11

    Fusha e mbetjeve te tanishme eshte perdorur per 40 vjet dhe do te mbyllet e kapsulohet.Tani do te filloje nga puna fusha e mbetjeve te Sherishtes qe do te funksionoje per 20 vjet dhe pastaj dhe kjo do te mbyllet e kapsulohet gjithashtu si e para e me pas do te gjendet nje fushe tjeter e keshtu procesi do te vazhdoje ne infinit.Po a eshte ky procesi i duhur? Sa kohe do te vazhdoje kapsulimi i ketyre fushave qe e kane mbyllur procesin? Cfare behet me mbetjet e tyre e sidomos me ato qe nuk treten? A mund te vazhdohet me kete metode,gjej vend e mbush deri ne nje pike e pastaj mbylle e kapsulohe? I bie qe fushat e plerave ne te ardhmen t'ua kalojne per nga sip.e okupuara jo vetem zonave te banuara,por dhe tokave bujqesore!Personalisht,nuk mendoj se fushat e pleherave jane zgjidhje per problemin e pleherave,duhen incineretoret,ose dicka e ngjashme.

    Përgjigju
  • ylli: 15/06/2025 02:08

    Duhet incenerator o dredha..o goomar. ne VLORE,,TIRANE,,DURRES,,SHKODER,,E KORCE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?