Nis festivali “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur të Himarës, 22 grupe do konkurrojnë me këngë e valle popullore

4 Qershor 2022, 17:01| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 17:16

  • Share

Me muzikë e valle popullore nisi mbrëmjen e 3 qershorit, festivali “Netët e Bejkës së Bardhë” fshatin Pilur të Himarës.

Për të tretin vit radhazi Piluri u kthye në kryeqendrën e polifonisë labe. Në natën e parë ishin pjesëmarrës 10 grupe.

Festivali “Netët e Bejkës së Bardhë” do të ngjisë në skenë deri në 5 qershor 28 grupe të iso-polifonisë që do të performojnë për të pranishmit, ndërsa e veçanta e këtij edicioni është prezenca e ansamblit të ardhur nga Kosova të cilët do të kërcejnë dhe këndojnë këngë patriotike.

“Ne do te prezantohemi me këngë patriotike si dhe vallen  Festa e bashkimit qe i dedikohet Bashkimit kombëtar.”

Mungesa e poetit dhe autorit më kreativ të polifonisë gjatë 40 viteve të fundit, Lefter Çipa, pasi u shua në shkurt të vitit të kaluar, është vetëm mungesë fizike, thotë organizatori i këtij aktiviteti Kristo Çipa.

“Nuk është mes nesh fizikisht por zërat qiellore do e çojnë këngët e tij të përjetshme. Nga viti në vit niveli shtohet dhe sidomos të rinjtë të cilët po bashkohen grupeve të iso - polifonisë. Ky aktivitet ka si qëllim të çojë polifoninë qe vjen nga përjetësia dhe ta çoji në përjetësi.”

Ndërsa kryetari i Bashkisë Himarë Gjergji Goro teksa foli për rëndësinë e festivalit, tha se atje ka nisur zyrtarisht edhe sezoni turistik.

Iso Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit” dhe mbrohet  prej saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?