TIRANË- Report Tv zbulon sloganin që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore për 11 majin. “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, ky është slogani që kanë zgjedhur socialistët lidhur edhe me retorikën e tyre politike gjatë kësaj fushate se vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë.
Në këtë foto të sloganit të PS që ka siguruar Shqiptarja.com, dallohet edhe pasaporta me shqiponjën, ndërsa në krye të saj shkruhet “Republika e Shqipërisë” dhe “Bashkimi Europian”, lidhur edhe me premtimin e PS se vetëm Rama mund t’u japë shqiptarëve në duart pasaportën europiane.
Në sfond dallohen ngjyrat blu të flamurit të BE-së dhe e kuqja e flamurit të Shqipërisë, ndërsa lexohet edhe slogani : "Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, e shoqëruar edhe me logon e PS.
Slogani i PS për zgjedhjet e 11 majit
PS hap zyrtarisht fushatën ditën e nesërme në sheshin Skëndërbej ora 12:00, ndërsa sot kryeministri Rama dhe ekipi i tij janë përgatitur për një takim me gra dhe vajza në orën 17:00 te Teatri i Operas dhe Baletit.
Në takim do të flasin disa gra dhe aktiviteti mbyllet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë këtij takimi pritet të ketë edhe lidhje të drejtpërdrejta me gra që janë në 12 qarqe dhe kjo duket se do të jetë edhe risia e PS.
Slogani i PS për zgjedhjet e 11 maji
Komente

Si socialist nga ideologjia, mund të them: Pa Ramën, Shqipëria po i afrohej më shumë BE-së. Rama-1 filloi mirë. Rama-2 dhe Rama-3 kanë qenë "kohërat më të këqija", rënie dhe degradim social i krijuar nga një Parti Socialiste dhe në Evropë! 3 milionë të varfër u bashkuan për të paguar "faturën" e 6 të pasurve. Ata e shumëfishuan pasurinë! "Qeveria Socialiste" e vërtetë duhet t'i bëjë ata 6 persona të paguajnë faturën për 3 milionë! Nuk është etike të fshihesh pas procesit të integrimit në BE. Është një funksion i "zgjerimit të BE-së", një proces natyror. Ky proces natyror është vonuar për shkak të arsyeve të mësipërme. Tani Rama po "u shet njerëzve ajrin falas". Është të kontrollosh statistikat e popullsisë në faqen e INSTAT-it në lidhje me migrimin e të rinjve gjatë viteve 2021-2025 dhe të vlerësosh në mënyrë objektive Rama-3!
PërgjigjuVizion 2000 ishte sllogani i Berishes ne 1996. Vajti mire ajo pune.
Përgjigju