DURRËS - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën e 7 qershorit kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës. Ora 20:45 do shënojë fillimin e sfidës që është më shumë se një ndeshje futbollit, ndërsa në stadium priten 22 mijë zemra kuqezi.
Për të treguar rëndësinë e sfidës, FSHF në një komunikatë zyrtare tregon se numri i kërkesave për bileta ka qenë më shumë se 200 mijë, ndërsa edhe sot tifozët me fat do marrin një link në e-mailet e tyre për të vijuar me pagesën dhe më pas bileta elektronike mbërrin në llogarinë e hapur online.
Ana sportive
Këtë të hënë nisin zyrtarisht edhe përgatitjet për sfidën e shumëpritur, me ekipin që është bashkuar fundjavën e shkuar në Durrës dhe sot të gjithë futbollistët do bëhen bashkë në fushë për të marrë ngarkesën e duhur në kryeqytet, konkretisht në "Shtëpinë e Futbollit". Me vetëm pesë ditë në dispozicion, Sylvinho do shikojë nga pranë gjendjen e 27 futbollistëve të grumbulluar për këtë duel.
Komente
