Ka nisur në Shkodër mesha e shenjtë e Pashkëve në Katedralen e Shën Shtjefnit. Katedralja e Shkodrës si asnjëherë më parë është e boshatisur, ndërsa dera është mbyllur për shkak se Shqipëria ndodhet në karantinë totale nga koronavirusi. Mesha e shenjtë drejtohet nga arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra. Besimtarët e kryejnë ritualin e lutjeve nga shtëpia.
Lajmi kryesor:
Krishti u ngjall! Katedralet bosh! Mesha e Pashkës online, Frendo: Kjo natë më kujton '97, sakrifica do kurorëzohet! Shqipëria ka nevojë për heronj
/r.k./ReportTv.al