Krishti u ngjall! Katedralet bosh! Mesha e Pashkës online, Frendo: Kjo natë më kujton '97, sakrifica do kurorëzohet! Shqipëria ka nevojë për heronj

11 Prill 2020, 16:45| Përditesimi: 12 Prill 2020, 09:33

  • Share

Krishti u ngjall! Në një situatë aspak të zakonshme dhe si kurrë më parë është zhvilluar mesha për Pashkët në Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe qytete të tjera, pasi në Katedrale nuk ka qenë asnjë besimtarë, të cilët i kanë ndjekur ritet nga televizori për shkak të koronavirusit. Report Tv e transmetoi LIVE meshën nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, të cilën e drejtoi Imzot George Frendo. Arqipeshkvi dha disa mesazhe në fjalën e tij. Ai tha se këtë herë Pashkët për shkak të rrethanave i kremtojmë ndryshe, por u shpreh se sakrificat e këtyre ditëve do të shpërblehen. 

"Ndërsa zakonisht ju takoj në këtë kishë katedrale sonte nëpërmjet televizorit. Cdo vit kremtojmë festën e Pashkëve, por në një situatë të ndryshme. Më kujtohet kur kam kremtuar pashkët për herë të parë në Shqipëri, marsi i 1997, gjatë kremtimit kam parë disa besimtarë duke qarë, por unë kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se ushtarët ta kapnin për ta çuar drejt kryqit u tha apostujve, ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim.

Kur gruaja është duke lindur hidhërohet, se i erdhi ora e lindjeve, por kur lind foshnja, ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka sjellë një njeri në botë. Sot po bëjmë shumë sakrifica por le të hedhim me shpresë një shikim drejt një të ardhmeje që do të kurorëzojë të gjitha sakrificat që po bëjmë këto ditë" tha ai. Një mesazh arqipeshkvi e kishte edhe për ata që duan të largohen nga vendi duke u kërkuar që të mos ikin, pasi Shqipëria ka nevojë për heronj.

Ora 00:08
Pashkët/ Imzot Frendo: Të shndërrojë errësirën në dritë, Shqipëria ka nevojë për heronj

Arqipeshkvi Imzot George Frendo nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë drejtoi meshën për Pashkët, por si asnjëherë më parë pa asnjë besimtarë për shkak të koronavirusit, të cilët i ndoqën ritet nga televizori. Imzot George Frendo dha disa mesazhe në fjalën e tij. Ai tha se kjo është nata që ka fuqinë të shndërrojë errësirën në dritë.

"Ndërsa zakonisht ju takoj në këtë kishë katedrale sonte nëpërmjet televizorit. Cdo vit kremtojmë festën e Pashkëve, por në një situatë të ndryshme. Më kujtohet kur kam kremtuar pashkët për herë të parë në Shqipëri, marsi i 1997, gjatë kremtimit kam parë disa besimtarë duke qarë, por unë kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se ushtarët ta kapnin për ta çuar drejt kryqit u tha apostujve, ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim.

Kur gruaja është duke lindur hidhërohet, se i erdhi ora e lindjeve, por kur lind foshnja ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka sjellë një njeri në botë. Sot po bëjmë shumë sakrifica por le të hedhim me shpresë një shikim drejt një të ardhmeje që do të kurorëzojë të gjitha sakrificat që po bëjmë këto ditë. Kjo është nata që ka fuqinë të shndërrojë errësirën në dritë. Kjo natë na mëson domethënien e sakrificave me agjërimet apo të tjerave, që kemi hequr dorë nga gjëra që na pëlqejnë. Kjo natë na shndërruar dëshpërimin në shpresë, vdekjen në jetë" tha ai.

Një mesazh arqipeshkvi e kishte edhe për ata që duan të largohen nga vendi. "Kush ëndërron të largohet nga Shqipëria mendon se është guximtar, por ai që vendos të qëndrojë duke ëndërruar një Shqipëri më të mirë është hero. Ndoshta shumë kënaqen të jenë guximtarë, por kërkoni më shumë të jeni heronj, Shqipëria ka nevojë për ju" tha ai.

Ora 23:06
Nis mesha në Tiranë, asnjë besimtar në Katedrale, ritet i ndjekin online nga shtëpia

1586639265_Screenshot3.jpg
Report Tv transmeton LIVE meshën e Pashës në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Në meshë nuk ndodhet asnjë besimtarë për shkak të situatës së koronavirusit, ndërsa ritualet i kryejnë nga shtëpia.

Ora 22:33
Qytetarët në Lezhë i presin Pashkët duke ndezur qirinj në ballkone

Edhe në katedralen e Shën Nikollit në Lezhë po kremtohet mesha e shenjtë në vigjilje të festës së pashkës. Mesha po kremtohet pa praninë e besimtarëve si shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi. Në mungesë të prezencës në kishë, besimtarët kanë ndezur qirinj duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit në ballkonet e banesave te tyre.

Ora 22:27
Nis mesha për Pashkët në Shkodër, si asnjëherë më parë katedralja bosh

Ka nisur në Shkodër mesha e shenjtë e Pashkëve në Katedralen e Shën Shtjefnit. Katedralja e Shkodrës si asnjëherë më parë është e boshatisur, ndërsa dera është mbyllur për shkak se Shqipëria ndodhet në karantinë totale nga koronavirusi. Mesha e shenjtë drejtohet nga arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra. Besimtarët e kryejnë ritualin e lutjeve nga shtëpia.

Ora 20:28
Mesazhi i Imzot Frendos për Pashkën: Mos u shkurajoni, ngjallja e Krishtit frymëzon shpresë

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në mesazhin e tij për Pashkën drejtuar besimtarëve katolikë u kërkon kurajo dhe besim në këto dit të vështira që po kalojnë. Ngjallja e Krishtit, tha ai, frymëzon atë shpresë për të cilën ne kemi aq nevojë në këto momente. "Sot Jezusi drejton vëmendjen tonë drejt gjërave të bukura që na rrethojnë dhe një të ardhme më të mirë. Ngjallja e Krishtit na frymëzon atë shpresë për të cilën ne kemi aq nevojë. Mos të shkurajohemi edhe në këtë situatë të tensionuar, as kur dëgjojmë për numrin e madh të të prekurve, qeveria ka përjetuar situata shumë të vështira, më të vështira se situata e sotme. Para disa ditësh dola nga kisha krejt bosh për të bekuar rrugët e qytetit dhe gjithë Shqipërinë.

Një grua më telefonoi dhe më tha se ka qarë duke shikuar kishën bosh, por unë e kam kujtuar momentin kur Maria Magdalena shkoi te varri i Jezusit, ishte bosh dhe ajo qante, por duke qarë dëgjoi një zë 'Pse po qan grua' ishte zëri i Jezusit. Tani jemi ne që po qajmë por vjen tek Krishti i ngjalluar do të thërrasë secilin prej nesh dhe të na thotë pse po qani? Unë jam ngjallja dhe jeta. Kurajo dhe le ti shpallim botës e lajmin e dashurisë guximtare sepse Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkën" mbyllet mesazhi i tij.

Ora 19:24
Ruçi: Pashkë të Gëzuara secilit në vatrën familjare! Mirënjohje për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarët në këtë ditë të bekuar

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, ka uruar ditën e sotme besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Në urimin e tij në këtë ditë të bekuar, shkon një mirënjohje për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarët që janë në vijën e parë të fronit në betejën kundër COVID-19. 

“Pashkë të Gëzuara në çdo vatër familjare! Pashkët e sivjetme i gjejnë besimtarët katolikë brenda shtëpive të tyre.  Gëzimi i festës ndrin, megjithatë, në familjet dhe zemrat e të gjithëve. Distancomi fizik e bën më të pathyeshme nevojën, afërinë dhe lidhjen shpirtërore. Të gjitha sakrificat kanë kuptim kur bëhen në emër të jetëve njerëzore. Mirënjohje Kishës Katolike dhe besimtarëve katolikë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në këtë sfidë për jetën. Lumturia dhe gëzimi do të rikthehen shumë shpejt dhe të gjithë ne do të rikujtojmë se sa e bukur është jeta, sa i duhur është solidariteti, sa i dobishëm është besimi, sa i pazëvendësueshëm është përdëllimi njerëzor dhe sa  të çmuara janë vlerat te të cilat besojmë dhe mësimet nga të cilat udhëhiqemi. Në këtë Ditë të Bekuar le të përsërisim mirënjohjen tonë për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarët dhe për të gjithë ata që janë bërë këto kohë rojtarë të jetëve tona si edhe familjet e tyre.”, shkruan Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, në urimin drejtuar besimtarëve katolikë me rastin e Pashkëve.

Ora 19:08
Meta uron Pashkët: Sot po i kremtojmë me 'dyer të mbyllura'! Një lutje edhe për mjekët

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët katolikë dhe ungjillorë për Pashkët. Kreu i shtetit thotë se sot Pashkët po i kremtojmë me "dyer të mbyllura" për shkak të pandemisë. Ai kërkon nga qytetarët që të ndajnë të mirat dhe lumturinë veçanërisht me të moshuarit, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë sot nevojë, jo vetëm për dhembshuri, por për dashuri dhe ndihmë. Një lutje, Presidenti e kërkon edhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

"Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë! Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës! Sot Pashkët po i kremtojmë me "dyer të mbyllura" për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë.

Ndaj më shumë se kurrë të gjithë kemi nevojë të ndjejmë thellë në shpirt e në zemrat tona mesazhin e Krishtit të Ringjallur, i cili na porosit: "Unë jam i Gjallë në mesin Tuaj, prandaj mos kini frikë". Ringjallja e Krishtit na siguron se Zoti, për këdo që e beson, është i pranishëm kudo, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ndaj le t'i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t'ia dalim.

Sepse siç na porosit edhe Papa Françesku: "Ringjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira për mbarë njerëzimin. Dashuria na bën të shpresojmë në një botë më të mirë". T'i gëzohemi thjeshtësisë së Festës së Pashkëve në familjet tona, dhe le ta ndajmë gëzimin tonë në lutje për shëndetin e të afërmve tanë, për shërimin e të prekurve nga kjo pandemi dhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari. Të lutemi edhe për priftërinjtë dhe klerikët që po ndihmojnë sa mundin dhe janë pranë kategorive më të përvuajtura.

Të ndajmë të mirat dhe lumturinë tonë veçanërisht me të moshuarit, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë sot nevojë, jo vetëm për dhembshuri, por për dashuri dhe ndihmë. Ju uroj të gjithëve Pashkë të bardha e të bekuara, me shpresën që mesazhi i kësaj Dite të Shenjtë të sjellë ringjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, në familjet tona, në shoqërinë dhe në mbarë kombin tonë! Një urim të veçantë kam për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Italinë mike të prekur rëndë nga pandemia, për arbëreshët e mrekullueshëm, për arbanasit fisnikë të Kroacisë, dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë kudo ndodhen.Pashkë të mbara" shkruan  presidenti.

Komento

Komente

  • Krishti u ngjall: 12/04/2020 12:58

    Vete kryepeshkopi George Frendo ishte teresisht gabim qe kishte mbledhur prifterinjte duke mos respektuat distancen me prifterinjte duke mos pasur as Hiresia e Tij dhe as meshtaret e tjere maska dhe doreza kur per shkak te pandemise se COVID-19 te gjitha kishat duke perfshire edhe Katedralen e Shen Palit ishin te boshatisura.

    Përgjigju
  • Tosi: 12/04/2020 07:32

    Shyqyr qe krishti u ngjall se bota mori fryme lirisht. Se i ashtyquajturi kryegjysh mond batakciu sna beri gje, po ashtu dhe papa, Janullatosi, hoxha dhe dervishi u dorzuan para salivirusit. Tani njerzimi mer fryme lirisht me ne fund. Krishti do e mposhte brenda 24 oresh kete salivirus te mallkuar. Ti baba mondo sivjet mos na prit me me qengja ne krahe ne teqene e Kulmakut dhe me 10 mije lekesha ne dore se nuk kemi me besim tek ti. U fshehe kur gjithe bota kishte nevoje per kryegjyshin e vet. Nje gjysh ne Itali vrau vehten nga malli per nipat qe si kishte pare prej 2 muajsh. Kurse ti nuk bere gje per miliona nipa nga Afrika, Zelanda, Hawai, Islanda, China, Finlanda ,Brazili qe luten per ty cdo dite.Duhet te tregoje me vepra qe je kryegjysh. Tani te shohim cfare do beje krishti sot qe u ngjall.

    Përgjigju
  • Papi: 12/04/2020 00:37

    Po kemi 30 vjet we presim o shoku sa duhet te presim edhe 30 tjera , po kush iku nga shqiperia shpetoj ,

    Përgjigju
  • Cfare habie. ! Kriminelet Urojne per Pashket. ?: 11/04/2020 23:19

    Hajde Popull ha i lexoni se si Kriminelet Urojne per Festen e Pashkeve. Keta gjakun ja pine Popullit ,,tani Urojne per Festat.. Ju denofte Zoti Ju denofte..

    Përgjigju
    • Mito: 11/04/2020 23:41

      Lab injorante

  • robi: 11/04/2020 22:27

    A thua do beje ndonje gje Krishti sonte kur te ngjallet se njerzimi po pret me ankth te madhe nderhyrjen e tij kunder salivirusit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?