Që nga çarçafët e fjetjes, rrobat dhe enët e kuzhinës, Jorina Gjeçi mori gjithçka me vete në një valixhe dhe u nis nga Fieri për në Tiranë.
Më 2 tetor, 18-vjeçarja do të ulet për here të parë në auditorët e faklutetit ekonomik. Në prag të eksperiencës së re si studente në kryeqytet, ajo tregon se mes së gjithash ndihet pak e trembur.
“Ndihem shumë e e mocionuar dhe pak e trembur , por po përpiqem ta menaxhoj këtë emocion që po ndiej tani. Do mësohem sepse nuk kam zgjidhje tjetër.”
Tani çdo gjë është e re dhe e panjohur për të. Madje dhe vajza me të cilën do të ndajë dhomën e konviktit.
“Kam një goc te dhoma ime , por do njihemi. Nuk jemi shoqe, por do njihemi. Edhe ajo ka ardhur sot.”
Akomodimin e ka siguruar tashmë në rezitencën 10 të Qytet Studnetit. Në këtë etapë të re që do të nis ka vetëm një premtim për prindërit e saj.
‘Eksperiencë e re dhe do të mësoj shumë gjëra të reja. Do të bëhem e pavarur. Unë iu kam premtuar prindërve që do ia dal mbanë dhe do të përballoj çdo vështirësi”.
Atmosfera e këtij fillim viti akademik ndihej kudo nëpër Tiranë. Si Jorina edhe student tjerë disa të gëzuar e të tjerë të stresuar me valixhe e çanta në duar nesër nisin një tjetër vit akademik.
Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Viti i ri akademik për studentët e mjekësisë do të nis me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.