Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, përshëndeti procesin e votimit dhe mënyrën sesi qytetarët vepruan këtë të dielë në Kosovë. Sipas tij kosovarët dëshmuan edhe një herë kulturë demokratike. Me nisjen e numërimit të votave për kandidatët për Kryetarë Komunash Kurti bën thirrje që komisionerët tashmë duhet edhe ti ruajnë votat përveçse ti numërojnë ato.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis publikimi i rezultateve të para! Kandidati i LDK kryeson në Prishtinë, i dyti ai i LVV! KQZ: Pjesëmarrja në votim 39.51%
A.I/ReportTv.al