Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila kryeson me 31559 vota, duke marrë 52.8% të totalit dhe 8 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 23257 vota ose 38.9%, duke siguruar për momentin 6 mandate. Në raport me rezultatin e vitit 2021, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 7.3%.
Partitë e tjera në garë nuk kanë arritur të sigurojnë mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.4% të votave, Partia Mundësia 2.6%, Lëvizja Bashkë 1.3%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.8%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.5%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.2% dhe Partia Aleanca Demokracia e Re vetëm 0.0% të votave.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Durrës
Lajmi kryesor:
Vijon numërimi, Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën
H.K/K.M/ReportTv.al