Politikë

Qarku i Lezhës/ Kryeson PD, por pëson rënie me 14%! PS merr 3! Diaspora përcaktuese për shpërndarjen e mandateve

13 Maj, 09:46| Përditesimi: 13 Maj, 10:30

  • Share

Ka përfunduar numërimi i votave në katër Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve të të qarkut Lezhë. Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,585 vota ose 42.23% me një diferencë prej 1899 votash në favor të opozitës.

Në bazë të këtyre rezultateve paraprake, Partia Demokratike arrin të sigurojë 4 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialiste merr 3 mandate në këtë qark. Megjithatë, mbetet ende për t’u përfunduar numërimi i votës së diasporës, e cila mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Sa i përket partive më të vogla, koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ka marrë 3,614 vota ose 5.53%, ndërsa koalicioni "Euroatlantik" ka marrë 1,594 vota ose 2.44%, por asnjë asnjë prej këtyre subjekteve nuk ka arritur të sigurojë mandate në këtë fazë të numërimit.

Zhvillimet e mëtejshme do të varen nga numërimi i votave të ardhura nga emigracioni, të cilat mbeten një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e bilancit përfundimtar të mandateve në këtë qark i cili prodhon 7 të tillë. Ndërkohë pasditen e kësaj të martë, pritet të nisë numërimi i votave preferenciale të kandidateve në liste të hapur, të cilat do të përcaktojnë 3 deputetet që do të sigurojnë mandatin.

Nga të dhënat e deritanishme, në votat e diasporës në qarkun Lezhë kryeson PS me 1 375 vota, kundrejt 1018 që ka PD.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për Lezhën


Lajmi kryesor:

LIVE-Numërohen 95% e kutive/ Rama kryeson me 82 mandate, mbështetje masive edhe nga Diaspora! Berisha fundos përfundimisht opozitën, tkurren në 52 mandate


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: