Politikë

Rezultati paraprak në Shkodër/ PD kryeson me vota por PS i merr një mandat nga 2021! PSD ruan 2 mandatet dhe del forcë e parë në Vaun e Dejës

12 Maj, 08:24| Përditesimi: 12 Maj, 18:07

  • Share

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër janë numëruar 238 kuti nga 406 në total ku deri më tani kryeson PD-ASHM me 23395 vota, duke arritur 40.4%, por ka humbur 12.3% krahasuar me vitin 2021 (nga 52.7% në 40.4%). Me të dhënat e deritanishme, PD do të merrte 5 mandate, një më pak se 2021.  

Ndërkohë, PS ka marrë 20141 vota ose 34.8%, duke shënuar një rritje me 7% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 27.6% në 34.8%), dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021. 

Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 19.9% që do t'i jepte 2 mandate. PSD është forca e parë në Vau i Dejës me një epërsi të konsiderueshme. 

Të gjitha partitë e tjera nuk do të siguronin asnjë mandat. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.6%, Lëvizja Bashkë – 0.6%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Shkodrës


Lajmi kryesor:

Vijon numërimi, Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën


H.K/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?