Politikë

Vijon numërimi në Fier/ PS kryeson me diferencë të thellë, i merr tre mandate PD 

12 Maj, 08:24| Përditesimi: 12 Maj, 10:41

  • Share

PS kryeson bindshëm në Fier. Sipas të dhënave më të fundit, PS ka marrë 63.2% të votave, 28236 vota, kundrejt 11228 të PD-ASHM, 25.1% të votave. Në këto ritme, PS do të siguronte 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021.

E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.2% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.7%, PSD e Tom Doshit me 1.6%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1.1% të votave.

Deri më tani 1.1% të votave ka marrë dhe koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.7% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës. 

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Fierit


Lajmi kryesor:

LIVE- Vijon numërimi, Rama drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën


A.Q/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?