Nis puna për ndërtimin e ‘Lungomare 3’! Projekti Vlorë-Orikum 15 milionë euro, përfundon në prill 2024

13 Dhjetor 2022, 17:40| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 08:00

  • Share

Segmenti i Lungomares, që shtrihet përgjatë vijës bregdetare nga Tuneli i Ujit të Ftohtë deri në Orikum do të përfundojë në verën e 2024-ës. Lajmi konfirmohet nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtori Ekzekutiv i Fondit Saudit të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad, teksa inauguruan nisjen e punimeve.

“Do të pajiset me pista dhe shtigje që kalojnë në det dhe kthehen në rrugë për këmbësorët”, tha Kumbaro.

Projekti kap vlerën e 15 milionë euro prej të cilave 3 milionë dollarë hua nga Fondi Saudit për Zhvillim.

“Është një investim që shkon në një vlerë prej rreth 15 milionë euro dhe që ka një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen dhe zhvillimin e turizmit. Ashtu si edhe më parë edhe në të ardhmen do të kemi projekte të reja të rëndësishme”, tha drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit.

Deputeti Blendi Klosi tha se lidhja me disa investimeve me 5 yje, synon t’i japin Vlorës një tjetër dimension turistik.

“Do të transfoermohet në zonë shërbimi me 5 yje për turistët shqiptarët dhe të huaj”, tha Klosi.

Projekti përfshin ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitore, rrugë për biçikleta paralel me shëtitoren, trotuaret, gjelbërim, ndriçim. Rimodelimi i zonës prek 20 kilometra duke nisur nga Tuneli tek Marina në Orikum.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ola: 14/12/2022 01:00

    KETO LUNGOMARET TE BEHEN TE BUKURA DHE TE VAZHDOJNE DERI NE SARANDE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?