Sociale

Nis punën qendra e monitorimit në ‘Tunelin e Llogarasë’! Grup zjarrfikësesh dhe kamera 24 orë, shoferët ‘pilotë’ rrezikojnë gjobat

9 Qershor, 14:58| Përditesimi: 9 Qershor, 15:24

  • Share

Ka nisur zyrtarisht operimi në qendrën e monitorimit për Tunelin e Llogarasë në Vlorë, i cili monitorohet 24 orë në 7 ditë të javës.

Qendra e monitorimit është e pajisur edhe me zjarrëfikëse, e cila ndodhet në gatishmëri për çdo shërbim emergjence që mund të ketë gjatë qarkullimit të automjeteve, ndërsa në monitorim të vazhdueshëm është edhe nivieli i dioksidit të karbonit.

Në të gjithë gjatësinë e tunelit janë instaluar 136 kamera sigurie, të cilat monitorojnë ndër të tjera edhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkeljet e evidentuara, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë apo parakalim të gabuar, i përcillen Policisë Rrugore për të operuar me vendosjen e sanksioneve.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?