Anëtari i Gjykatës së Lartë, gjykatësi Tom Ndreca është përballur ditën e sotme me "sitën" e Vettingut. Ndreca kishte zgjedhur të ishte vetë i pranishëm në sallë gjatë seancës së sotme dëgjimore, ndërkohë që përfaqësohej edhe nga avokatja e tij, Mine Progonati. Trupi gjykues përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Vettingu për Ndrecën po zhvillohet për tre komponentët bazë, atë të pasurive, anën profesionale dhe morale. Sipas KPK, ai nuk justifikon pasurinë e katërfishuar ndër vite dhe nuk ka deklaruar arrestimin e kunatit për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndreca është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Nishani dhe ka gjykuar dosjen e “21 janarit” dhe i ka dhënë Lulzim Bashës në Gjykatë Bashkiën e Tiranës në garën kundër Edi Ramës.
Në 7 vite, nga 2003 deri në 2010, gjyqtari deklaron se ka blerë 4 shtëpi me kursime nga paga. Ndreca deklaron një apartament 120 m2 e garazh 18 m2 në rr. Muhamet Gjollesha të blerë në 2003 me vlerën e 2 milion e 400 mijë lekë, burim për të cilin është bërë shitja e një apartament në Rrëshen.
Më pas gjykatësi ka blerë një apartament në Golem blerë në 2009 me vlerë 31 mijë euro, një apartament tjetër me vlerën e 6 milion lekëve me sipërfaqe 92.6 m2 i blerë me kursimet nga paga e bashkëshortes. Në emër të bashkëshortes së tij rezulton një automjet dhe një llogari bankare me vlerën e 3 milion lekëve.
Sipas KPK-së, Ndreca s’ka deklaruar likunditet e gruas dhe fëmijëve në vlerën e 1.5 milion lekë nga 2009 deri ne 2016.
- Nuk ka deklaruar automjetin në emër të djalit në vitin 2005.
- Po ashtu s’ka deklaruar shtesën në llogari me vlerë 2.1 milion lekë në 2006. Gjithashtu s’ka deklaruar tre llogari bankare në emër të gruas K.N dhe djalit E.N., i cili ka edhe një veturë në emër të tij.
- Ndreca pranon mosdeklarimet duke dhënë sqarime herë si lapsuse e herë si harresë. Madje shprehet se s’ka eksperiencë në plotësimin e deklatatave, ndërsa pasurinë e pajustifikuar Ndreca e justifikon si të mosllogaritje të ardhurash nga 1980 deri në 2003.
Nga hetimi ynë ka rezultuar se në dt 11.7.2012 është bërë kontrata e shitjes së mjetetit midis N.Gj dhe motrës së Ndrecës. Shtetasi N.GJ. është kunati i Ndrecës, por ka patur informacion është person me precedent kriminalë pasi është arrestuar në 2011 për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Relatorja e KPK
Sipas KPK-së hetimi për këtë shtetas është pushuar nga Prokuroria e Shkodrës, pasi sasia e kapur ka qënë prej 400 gr ka qënë për përdorim vetiak. Po ashtu sasia prej 6 kg nuk është vërtetuar se e ka futur ai në shtëpinë e tij. Por këtë fakt Ndreca se ka deklaruar këtë fakt në DSIK.
Vetë Ndreca ka kërkuar rrethana lehtësuese pasi është shprehur se nuk e ka ditur që kunati ka qënë i arrestuar dhe se nuk kishte dijeni mbi rrethanat proceduriale se ç’kishte vendosur prokurori dhe se të gjitha këto i kishte mësuar më 29 qershor të 2018-ës. Pas KPK-së, fjalën e mori avokatja Mine Progonati. Sipas saj, Ndreca ka nivel të besueshëm sipas ILDKPI-së dhe se në dokumentat e pasurisë s’ka fshehje.
Të ardhurat e fituara nga Tom Ndreca janë mbi 50 % e pasurive që ai disponon. Në Kushtetutë është dhënë që pasuria duhet të jetë 2-fish e pasurisë së ligjshme. Përsa i përket lapsuseve të bërë në deklaratë kjo k ndodhur pasi askush nuk e udhëzoi Tom Ndrecë apo gjyqtarët e tjerë si ta plotësonte.
Mine Progonati, avokate
Më tej avokatja ka shtuar se ka një ndryshim në pasurinë e tij sepse ndryshoi kursi dhe një këst i shtëpisë u pagua në dollarë. Nga 1997 deri në vitin 2017 arredimi i banesës ku jeton Ndreca ka kushtuar 1.7 milion lekë. Gjithashtu gjyqtari ka marrë 900 mijë lekë borxh tek të afërmit, ndërsa eksperti ka vlerësuar se në fund të vitit 2003 Ndreca ka patur 1.4 milion lekë cash.
Pjesë nga seanca dëgjimore:
Tom Ndreca: Këto janë punë shifrash e ndaj kam marrë ekspert. Bëhet fjalë për 22 vite punë, shtëpinë e kemi ndërtuar në Kukës fillimisht nga luga e piruni e kam ardhur në Mirditë e më pas në Tiranë. Është e vështirë të bësh inventarin e një shtëpie. Të ardhurat e mia vetëm nga paga 1991 - 2003 e justifikojnë. Kur merresh me shifrat duket sikur çfarë është bërë.
KPK: Z.Ndreca ju pretendoni se keni patur të ardhura. Po atëherë përse keni marrë borxhe dhe ai i keni deklaruar këto pranë ILDKPI?
Progonati: Këtë borxh ne se mbajtëm në shtëpi por nga paga e shoqërisë së ndërtimit që gjykata e Apelit kishte kontaktuar për të ndërtuar pallatin e gjyqtarëve.
KPK: Pyetja s’ishte për apartamentin dhe huan. Pyetja ishte pretendoni se keni pasur të ardhura nga 1980 deri në 2003, të ardhurat që keni patur janë deklaruar në 2003, po apo jo? Përgjigjuni: po ose jo?
Progonati: Makinën s'e kemi fshehur. Ajo makine s’funksionoi dhe në 2005 u mor një mjet me të njëjtat kushte. Llogarit bankare janë llogari rrjedhëse të pagave të anëtarëve të familjareve. Ato nuk fshihen.
Tom Ndreca: Përsa i përket automjetit. Unë nuk ngas makinë. Me makinën është marrë djali.
Progonati: Droga e kapur N.Gj, është prë përdorim vetiak. Prandaj u pushua edhe çështja.
Progonati: Gjithë kjo zhurmë e vlerësim është se Ndreca s’ka thënë që ka dikë të lidhur me krim të organizuar. Po a hyn kjo tek krimi organizuar? Neni 283, paragrafi 1, për të cilën ka qënë i proceduar N.Gj nuk përfshihet dhe kjo s’është krim i organizuar. Nëse ka probleme me teknikën legjislative s’ka përse e paguan Tom Ndreca. Asnjëherë s’është menduar se e kishte kunat e ta fshihte. Por s’është pjesë e krimit të organizuar. Ndreca kurrë se ka ditur si shkoi procesi për N.Gj
KPK: Kur DSIK tha fillimisht i përshtatshëm, pse s’duhet merret parasysh? Nuk u deklarua kontakti me N.Gj pasi u vlerësua se s’bënte pjesë tek krimi i organizuar.
Tom Ndreca: N.Gj s’ka qënë i pandehur por i dyshuar. Tani është në vlerësimin tuaj.
KPK: Në 2010 ju keni bërë kërkesa për kredi për strehim. Kjo kredi s’ju dha pasi u vërtetua se iu kishit banesë me sip.120m2. Përse e bëtë këtë kërkesë, për përfitim?
Tom Ndreca: Bëhet fjalë për 2010 kur na u shpërnda formulari. Nga ana ime dhe të disa kolegëve u aplikua dhe kreu i Gjykatës së Lartë miratoi listën ia kaloi më pas bankës. Pastaj banka se kaloi kredinë. Me kredi s’përfitohet gjë se ajo do shlyhet. Kisha dhe kam nevojë për strehim pasi kam dy djem të rritur. Duke qënë se ishte kjo kredi, bëra kërkesë dhe aplikua.
KPK: Ishit i ndërgjegjshëm se sipas ligjt s’ju takonte kjo kredi?
Pas bërjes së pyetjeve avokatja Progonati ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë, ndërsa KPK e ka vendosur seancën e dhënies së dënimit me me dt. 17 korrik.
Shikon se çfar fytyre është në radh të par e dyta injorant me 7 klas shkoll e prokuror i plepave çfar tragjedie për popullin e mjer Shqiptar . Të japi drejtësi një injorant i ler kulmi . Çfar i ka bër Shqipris krimineli fëlliqsir salheu .
PërgjigjuO kelluf lexo më lart para se të lehesh ka mbaruar shkollën në 1980 mor pallë... nëse do me sha salen se të orgazmo lexo dy fjali shkrimi para se të dukesh si ke emrin...
O rakip aqifi me fal vëllai po sikur të jem kunati vet ca kujto se do kompleksohesha!!!vëllai pika më e ultë e shqiptarit është 97 kur motrat dhe gratë përfunduan të semafori italianit...kjo sështë asgje thjesht një telenovelë politike ku njëra palë i ka të gjitha qendror vendor media dhe për tu kompletuar po i fut edhe një gjyqësor...çështja është thjeshtë mos ta shesin për arritjen e shekullit por atë që është po kapin të vetmen gjë që skishin..
PërgjigjuRobshi Karabushi ! E di ku i pash Lekët e Vjedhura unë ? I pash tek ato 4 Shtëpijat e tija të blera dhe Paratë OFFSHORE që ja ka Zbuluar VETTINGU ! Dëgjove o Robshi Shurraqi që mbron këtë KRIMINELIN e (PA)DREJTËSISË që do shkoj në Gop të Sêmës shumë shpejt dhe do dorëzoj GJËNË e VJEDHUR .
PërgjigjuTi nuk sheh të gjatin edhe sikur të të kaloj para hundës e para... e dyta ps jote ket e ka akuzuar për 500000 euro...i ka të gjitha në dorë edhe me gjet arrest kunati do të thotë sa është munduar dhe i ka gjet trapin se ska gje jo se sduan...dhe shpia ka 3 jo 4 se dhe media eshte robshe me dizinformim vetem per ket lajm shpifje jashte do paguante noj 1mil euro si cecua...dhe të blera me rroga shteti ska biznes asgje...dhe qurrash ato që kanë lek ofshore ju ha m*tin ti e vetingu jo tu lakohet emri nga ca kalamaj 2 vjet juriste...
Ç'farë Fytyre Prej 'Vampiri' ???! Fytyrë e Fëlliqur prej Hajduti !! Kriminel i paskrrupullt !! Kjo është (PA) Drejtësia Shqiptare ???!!! Mos i Gëzofshi Paratë e VJEDHURA ! I bëfshi ILAÇE Kanceri për FAMILJET tuaja Lekët që ju keni VJEDHUR Shqiptarëve , ju KRIMINELÊT GJYKATËS dhe PROKURORË .
PërgjigjuO karabush ku i pe lekët e vjedhura ti mor bajge... o plehra të parealizuara në jetë që vetëm shfryni parazitizmin portaleve...ptyy rrace tribale...
A juve t'ju kontrollosh shtepite, po s'ju gjeten me e pakta nga 200 mije Euro cash neper kasaforta, hallall e paçi kalimin e vettingut. As ne 1996-en ne kulmin e piramidave tiransit nuk i shiten shtepite nga 20 mije euro, ky paska ardhur ne vitin 2003 dhe paska blere shtepi dhe garazh per 2,400,000 Leke. 1 ore e me pare qerrojeni kete plehre te korruptuar dhe te perdorur nga politika si kamikaz dhe konfiskojani pasurine qe s'justifikon.
PërgjigjuHAJDUT , KRIMINEL , BANDIT , TRADHTAR , KUSAR ! Dorëzo Pasurinë dhe shko në BURG vet O HORR i GJYKATËS , që nga SURRATI i ngjan Fredi URITHIT !!?? Fredi PALLAVESHI ! Fredi PSIKOPATI ! Fredi HALABAKU ! Fredi ZGJEBSI !
PërgjigjuO kokepeshk, nuk mban pergjegjesi per kunatin e arrestuar, por mban pergjegjesi kur e fsheh si fakt ne formualar se keshtu e kerkon ligji
PërgjigjuO kokeplote nga do e dije tjetri për çfarë është arrestuar për çfarë akuze çfarë neni po spati akuze vendim mase arresti etj se jo çdo nen eshte krim i organizuar që duhet deklaruar...nuk është arrestuar ky ta dijë ë të ketë letrat buf..
Dmth ky mban përgjegjësi se kunati i është arrestuar dhe jo denuar...ndërsa ai që ka bo ligjin që zbatohet ndaj këtij nuk mban përgjegjësi se i vëllai është në burg i dënuar...kësaj i thuhet barazi para të ligut... dhe këta të thelluarit si nuk i paskan gjetur 500.000 eurot që e akuzonte Ruci në 2011 se i mori për bashkinë ...
PërgjigjuO bisha po ti je kunati ketij qe po e mbronke me shpate te madhe.Bej llam llam kot ti se koka peshku do qerroni