Nuk kanë munguar tensionet edhe brenda sallës së Parlamentit pasi ka nisur seanca.
Teksa Elisa Spiropali hapi seancën për të mbajtur fjalën për grup-kapitujt, kanë qenë deputetët opozitarë të papërjashtuar që shkaktuan tensione dhe kaos duke mbledhur karriget pranë foltores, për të penguar seancën.
Por jo vetëm kaq, pasi deputetët e PD të padënuar që ishin brenda dhe ata të tjerë, u panë e dëgjuan duke akuzuar dhe goditur karriget, teksa shkaktuan edhe zhurmë.
Lajmi kryesor:
Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)
A.Q//ReportTv.al