Pamje nga plazhi i Gjipesë

Kronikë

Nis sezoni veror, 'plas' dhe lakmia për plazhet në Himarë! Dy persona nën akuzë, ngulën tre struktura druri pa leje në plazhin e Gjipesë

29 Maj, 17:34| Përditesimi: 29 Maj, 17:38

  • Share

Himarë- Nisja e sezonit veror dhe turistik ka nxitur edhe përpjekjet e pronarëve të plazheve dhe banorëve për të përfituar sa më shumë nga ky biznes sezonal, nëpërmjet zgjerimit të sipërfaqeve apo ndërtimeve pa leje provizore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, njoftuan sot goditjen e dy rasteve të tjera dhe referuan materiale në Prokurori për ndjekje penale të M. D. dhe A. Z.

“Ata dyshohet se në plazhin e Gjipesë kanë vendosur struktura druri të çmontueshme (përkatësisht 2 njëri dhe 1 tjetri), pa lejen e organeve kompetente”, tha policia.

Një ditë më parë edhe në Sarandë ishin goditur dy raste me vendosje platforme në plazh dhe gërmime me eskavator, në lagjen nr. 3 të qytetit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?