Ekonomi

Nis shpërndarja e tapive në fshatrat bregdetare/Lame e Gjiknuri nga Borshi: Procesi përfundon në mesin e vitit 2021

25 Dhjetor 2020, 14:01| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 14:19

  • Share

Për herë të parë pas 30 vjetësh nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë për tokën bujqësore dhe shtëpitë e vjetra në fshatrat e bregdetit Jon.

 “Bëhet fjalë për dhënien e certifikatave të pronësisë të tokës bujqësore, të banesave të vjtera e trojeve përkatëse dhe të gjithë objekteve që kanë hyrë në proces legalizimi”, shprehet Artan Lame.

Kreu i Kadastrës Artan Lame bashkë me deputetin socialist Damian Gjknuri dhe kryebashkiakun e Himarës Goro dhanë tapitë për banorët e Borshit dhe Ilias.

“E filluam nga kjo pjesë e Borshit dhe po sot do vazhdojmë edhe në zonën e Iliasit, dhe ndërkohë po sot është bërë shpallja për zonën e një pjesë të Himarës, për zonën e kadastrës së Palasës dhe që do vijojë dhënia e certifikatave në muajin janar dhe në vijim”, tha Lame.

"Patatja më e nxehtë ka qenë Dhërmiu dhe Gjileka sepse aty kanë qenë zhvillimet më të vrullshme dhe kanë ndodhur spekulimet më të mëdha. Procesi tashmë ka përfunduar nga ana e qarkut dhe kadastra do të shpallë këto ditë të gjithë listën ku do të vijnë për aplikim. Ka një problem   kjo zonë që një pjesë e qytetarëve janë në Greqi dhe nuk vijnë për të aplikuar. Unë u them që kësaj radhe procesi është real dhe ja ku është prova”, u shpreh Gjiknuri.

Lame tha se procesi do të përmbyllet në mesin e vitit 2021, ndërsa thekson se e vetmja problematikë është për tokat e emigrantëve që nuk kanë ardhur të aplikojnë.

 

 

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 25/12/2020 14:11

    Ore do merni vesh apo jo Jam kunati i Gerdecit nuk ju paralajmeroj me do te gjobiteni nese shperndani tapi 4 muaj para zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?