Foto ilustruese

Kronikë

Nisen nga Karaburuni, por gomones i prishen dy motorët, turistët mbeten në mes të detit! Shpëtohen pas disa orësh nga roja bregdetare

3 Korrik 2021, 08:50| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 08:59

  • Share

Tre turistë të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Gramës në Karaburun janë shpëtuar nga roja bregdetare e Vlorës.

Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Ato kishin dalë rreth orës 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorrat.

Ato lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të detit.

Pas operacionit arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit rreth ores 03:00 të mëngjesit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 03/07/2021 14:20

    Merrni masa sa pa ndodhur ndonje tragjedi me keta aventuriere qe sdine as ti japin bicikletes e jo te njohin detin dhe gomonet e anijet e lundrimit ku mund te marrin jete njerzish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?