Një anije konteinerësh u nis nga porti i Odessa mëngjesin e sotëm, e para që përdori korridorin e përkohshëm të lundrimit në Detin e Zi të krijuar pas skadimit të marrëveshjes së grurit muajin e kaluar.
Në një postim në Facebook, ministri i infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, shkroi se anija është nisur përgjatë korridorit të përkohshëm të krijuar për anijet civile për portet detare ukrainase të Deti i Zi në drejtim të Bosforit. Ai tha se anija mban një ngarkesë prej 30 mijë tonësh duke përfshirë edhe produkte ushqimore.
“Anija me flamur Hong Kong, Joseph Schulte, ka lënë portin e Odessa dhe po lëviz përgjatë korridorit të përkohshëm të krijuar për anijet civile për portet detare ukrainase të Deti i Zi në drejtim të Bosforit, me një ngarkesë mbi 30 mijë tonë, përfshirë produkte ushqimore”, shkroi Kubrakov.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkarkohet gjenerali rus Surovikin, dyshohet se ishte aleat me Wagner! Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë
S.S/ReportTv.al