Viti i ri akademik për vitin 2025-2026 nisi zyrtarisht dhe 14 të rinj që nuk dëgjojnë hapën një kapitull të re në jetën e tyre. Për herë të parë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë është hapur programi i ri “Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe”, një mundësi që u jep atyre të drejtën për të ndjekur studimet e larta.
Për Erison Tafanin nga Elbasani nuk e shpreh entuziasmin për këtë hap të cilin e cilëson madhore, pas shumë vështirësive që ka hasur gjatë shkollimit ndër vite.
Programi i ri do të zhvillohet nga pedagogë të specializuar, të cilët do të ndërthurin gjuhën e shenjave shqiptare me mësimin e kulturës, historisë dhe letërsisë franceze.
Për vitin akademik 2024-2025, në Universitetin e Tiranës janë regjistruar rreth 3 mijë studentë të rinj.
Në Universitetin e Mjekësisë numri i të rinjve të regjistruar arrin në 1556, ndërsa në Universitetin Bujqësor janë regjistruar 734 studentë. Raundi i dytë i regjistrimeve përfundon me 8 tetor, pas së cilës studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë në degët që kanë ende kuota të lira.
Pas përfundimit të regjistrimeve do të kemi edhe një pasqyrë më të qartë në lidhje me numrin total të nxënësve që ndjekin studimet. Sipas shifrave të mara nga INSTAT numri i nxënësve gjatë viteve të fundit ka pasur një tendencë uljeje. Në rang vendi nga viti akademik 2022-23 te 2023-24 kanë qenë afro 800 studentë më pak të regjistruar.
Komente
