Para se të niste ceremonia e përurimit të çeljes së punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, zona u rrethua me forca policie. Aty ishin të pranishëm disa qytetarë që bërtisnin: “O hajdut. Shko në gjykatë, shko në burg. Do të të vijë dita.”
Me të mbërritur kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, iu përgjigj qytetarëve shkurt duke i thënë: “Mezi po e pres”. Ndërkohë u kryhen kontrolle e verifikime të personave që kalonin perimetrin e sigurisë.
Në skajet e perimetrit të sigurisë “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” organizoi edhe protestën e saj të parë që pas shembjes.
“Ne i jemi drejtuar gjykatës kushtetuese me kërkesë për të pezulluar punimet. Me të njëjtën kërkesë i jemi drejtuar gjykatës së Strasburgut. Sot Veliaj e Rama, janë qartas të mafies së betonit, të një grupi të strukturuar kriminal. Është e njëjta histori si në 2020. Hyjnë e dalin nga dyert e mbrapme. Nuk kanë kurajë të dalin para aleancës se teatrit”, tha Adriana Kalaja.
Lajmi kryesor: