Orikumi ende nuk është gati për të pritur pushuesit. Përpos operatorëve turistik që po punojnë për plazhet private, në ato publike nuk ka nisur pastrimi as sistemimi. Operatorët turistike thanë se duhet të dezinfektohet gjithë territori, pasi prej zonës kënetore, plazhi mbushet me mushkonja gjatë verës.
“Mushkonjat janë problem, turistët nuk afrohen”. Kërkojmë një zgjidhje, presim të vijnë të bëjnë spërkatje”, thanë ata.
Zona turistike e Orikumit vuan edhe mungesën e energjisë, siç ndodhi mbrëmjen e së hënës.
Për shkak të rrjetit të amortizuar elektrik, Orikumi, Dukati dhe zona e Llogarasë mbeten në terre sa herë fryn erë apo bie shi.
“Për mendimin tim këto betonet duhet të hiqen nga rëra. E dyta drita nuk ka. Jemi pa drita në Orikum. Mbrëmë gjithë natën dhe sot në mëngjesin nuk kishte energji fare gjithë zona. Ja shihe e shkruaj, shihe si është plazhi, ndaj ka pak njerëz këtu”, thanë pushuesit.
Turistët shprehen se në gjithë vijën bregdetare të Vlorës, Orikumi është zona më e harruar, e lënë në neglizhencë si nga qeveria ashtu dhe nga pushteti lokal.
Institucioni qe ka sperkatjen ndaj mushkonjave duhet patjeter te kontrollohet pasi problemi mushkonjess Dhe sperkatjes eshte ne gjithe vijen bregdetare , duhet nje rishikim ligji qe cdo muaj prill maj te cdo viti te jete kryer soerkatja pasi prej turizmit ne shqiperi ushqehen mbi 400,000 biznese ndaj duhet nje rishikim
Përgjigju