Nisma Këshillim Kombëtar për Shqipërinë, Rama: Pyetësor për qytetarët për çështje të rëndësishme të integrimit në BE

24 Dhjetor 2021, 12:49| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 13:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një nismë të re e cila ka në thelb këshillimin kombëtar për Shqipërinë me qytetarët. Duke marrë një shembull kryeministri Edi Rama tha se mund të këshillohen me qytetarët nëse duhet të ndahet procesi i integrimit  të vendit drejt BE-së nga Maqedonia e Veriut.

‘Jam këtu sot pas mbledhjes së qeverisë për një vendim shumë të posaçëm të qeverisë që e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim, me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare dhe pikërisht në prag të Vitit të Ri mundësish të reja, vjen dhe kjo nismë e re për këshillimin kombëtar për Shqipërinë.

Me një pyetësor të cilin do ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendi, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimi ne tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë. Është koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku për vendime që kanë rëndësi në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë dhe patjetër në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe për të adresuar

Anëtarsimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt nga një shtet siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria, Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe ka të tjerë që mendojnë se në duhet të preim në funksion të ruajtjes së këtij konfuzioni në rajon. Ne do të pyesim qytetarët...’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Kuvendim popullor për vendimet strategjike! Pyesim shqiptarët për integrimin në BE, 'Ballkanin e Hapur', legalizimin e kanabisit etj! Basha: Propagandë për t'iu fshehur skandaleve (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?