Një ditë pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë, shoferët me shpejtësi mbi normat, pezullohen 8 patenta, gjobiten 54 drejtues mjetesh (VIDEO)

3 Korrik 2022, 17:51| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 17:55

  • Share

Një ditë pas hapjes së aksit Kardhiq-Delvinë policia ka nisur kontrollet, ku janë konstatuar drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në 24 orë janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë gjobitur 54 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat, por nuk u është pezulluar leja e drejtimit.

Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, ku shoferët në disa raste janë konstatuar duke filmuar rrugën.

Policia njofton se janë vendosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Aksi Kardhiq-Delvinë u hap një ditë më parë. Ky është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 03/07/2022 18:16

    Ta gezoni rrugn cuna, por me gjobat do paguhen hajdutet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?