14-vjeçari tmerron nxënësit në Sarandë bojkotohet mësimi! Prindërit: Kërcënon vazhdimisht me armë! Ministrja Kushi e pranon: Jemi në dijeni, do marrim masa

21 Shkurt 2023, 18:25| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 19:45

  • Share

Mungesa e sigurisë në shkollë ka çuar sot në bojkot të mësimit nga ana e një pjese të nxënësve në shkollën Adem Sheme në Sarandë. Sipas prindërve një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjeçare ka shkuar në klasën e 6 e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.

“Mbrëmë në orën e pestë të mësimit sipas informacioneve fëmija i quajtur Leo nga anët e fëmijëve ka hapur derën papritmas dhe ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë quajtur pistoletë, qe e zezë thonë dhe bënte mbushje . Ka hapur derën dhe i është drejtuar mësueses e para dhe u ka thënë fëmijëve  duart lartë. Për një minutë apo një minutë e gjysmë. Mësuesja pasi është larguar ky personi , ky nxënës nga klasa është lidhur me drejtorin dhe mesa kemi informacion  si nga hera, siç na kanë thënë dhe prindërve që: Mos o flisni , Mos e ngacmoni . Mos e qeshni, se nuk iu bën gjë lodër e ka , Por ka ndodhur dhe para një jave, ka kërcënuar fëmijët me thikë, me datën 6 apo 7 nuk e mbaj mend . I ka mbajtur 45 min që mungonte një mësuese e lëndës, I ka mbajtur të njëjtët fëmijë të izoluar  dhe nuk I linte të dilnin as për tualet . Asnjë nga shkolla nuk ka dal të thotë dale ku janë këta fëmijë", thitë njëri prej prindërve. 

"Deri diku na e kanë mbajtur dhe të fshehtë Para një jave dikush ka kapur dhe drejtorin dhe i ka treguar. Kemi qenë dhe sot në komisariat që bëmë kallzim dhe te qendra e psikologët kanë qenë dhe kanë tregiar që nuk është hera  e pare Tek kjo shkollë bëjnë mësim 6-7 vjeçarët me 18-vjeçarët dhe mësuesi I thotë mos shko në tualet se stë vij pas ty. Të kenë një siguri sepse ne jemi në shpi dhe fëmijët në shkollë. Kur vete I kemi me Leon me thike Bojkoti ynë ka nisur që sot . fundi nuk është I afërt . Grupi ynë do të filloj të zgjerohet deri në presidencë, kryeministrisë e ministrine e arsimit", thotë një tjetër. 

Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mëngjesin e sotëm prindërit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje. Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nxënës më të mëdhenj. Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa pasur siguri më të lartë.

Problematikën e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit sot në Komisionin e Edukimit, duke theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër. 

“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.  

Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave, shprehur nga deputetja Flutura Açka.

Për shkak të ndjeshmërisë është përgjigjur duke thënë se rastet e dhunës, edhe kur shfaqen jashtë ambienteve të shkollave, janë një shqetësim që merret shumë seriozisht nga institucionet arsimore. Edhe pse të rinjtë mund të shfaqin dhunë jashtë shkolle, përsëri ministrja u shpreh se kemi përgjegjësi shumë të madhe.Kushi shtoi se edhe kur rastet e dhunës shfaqen me familjet e nxënësve, punonjësit psiko-socialë i trajtojnë këto raste, madje edhe në rastet kur fëmija dhunohet nga prindi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2023 22:42

    Ministre e paafte.Cfare presin keta,te ndodhe nje masaker si ato ne U.S.A qe te tundet nga kolltuku //zonjeza Lulushe//?! Ne Amerike ka arritur gjendja deri aty sa edhe nje pistolete loder eshte problem.Para disa vitesh policia amerikane vrau nje femije ne park,vetem se pistoleta loder me te cilen po luante dukej si e vertete dhe ky po luante vetem,nuk po kercenonte njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?