Një vajzë 16 vjeçe, banuese në Vlorë, e quajtur Eliza Tozaj, ka humbur kontaktet me familjen që prej 3 ditës. Familja e saj kërkon ndihmë nga të gjithë ata që e shohin apo kanë informacion. Sipas familjes vajza në momentin e fundit kur është parë ka pasur veshur xhinse të zeza, xhup të zi me kapuç dhe bluzë golf ngjyrë vishnje.
Entela Tozaj, nëna e 16 vjeçare së larguar nga shtëpia kërkon ndihmë. Ndërsa tregon momentet kur vajza është larguar prej të premtes. Nuk është kthyer nga shkolla të premten. Në mësim ka qenë normalisht ndërsa nuk është kthyer nga shkolla. Mamaja ka shkuar në shkolle dhe pastaj në polici, ku ka denoncuar largimin.
"Vajza ka 3 ditë sot që nuk ka ardhur në shtëpi. Unë e prita të vinte nga shkolla. Shkova atje dhe më thanë që të gjithë nxënësit ishin larguar. Më parë ajo ishte lidhur me një djalë. I kapa mesazhet në telefon dhe e zgjidhëm atë muhabet. Nuk e di nëse ka të bëjë me këtë rast", ka thënë nëna pwr mediat.
/.... e zgjidhem ate muhabet./??!! Me te vertet kujton se e keni zgjidhur? Sa naive qe jeni moj nene!
Përgjigju