Kombëtarja zhvilloi sot srtëvitjen e fundit në Tel Avivi para ndeshjes të shtunën në mbrëmje, e cila do të jetë e para e shtatorit ndaj vendasve e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ata zbritën pasdite në fushë e stadiumit “Bloomfield” zhvilluan edhe seancën zyrtare stërvitore para sfidës.
Ekipi është stërvitur normalisht për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët janë shfaqur në formë të mirë. Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor që e ka shqetësuar gjatë gjithë kësaj jave dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
Pjesa tjetër e grupit është në formë të mirë fizike. Trajneri Edoardo Reja ka provuar edhe vendosje të ndryshme taktike gjatë kësaj seance stërvitore, përveç aspektit fizik.
Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit sfidën vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të nisë në ora 20:45 sipas orës lokale shqiptare.