Kronikë

Një ditë pas atentatit në Lushnje, RENEA aksion në disa qytete! Bastisen shtëpi, magazina e bodrume, dhjetëra të shoqëruar

24 Gusht 2021, 21:44| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 23:04

  • Share

Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe në lokalin e tij, RENEA ka zbarkuar në disa qytete, ndër to në Lezhë, Durrës, Shkodër e Elbasan. Nga kontrollet deri më tani kemi dhjetëra të shoqëruar, mes tyre 2 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Muçës. 

Burime nga policia për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se kontrollet po kryhen për të shpallurit në kërkim për krime kundër personit, persona që mbajnë me armë zjarri, lëndë narkotike, në lokale ku dyshohet se frekuentohen nga persona në kerkim dhe nëpër mjete të blinduara. Operacioni po zhvillohet në disa qarqe njëkohësisht dhe të shoqëruarit do të verifikohen. Gjatë kontrolleve janë bastisur disa shtëpi, magazina e bodrume. Kontrollet do vijojnë dhe ne qytete te tjera.

Ky aksion i shtrirë në disa qytete vjen një ditë pas atentatit në Lushnje, ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe me kunatin në lokalin e tij bar 'Pedonale'. Të hënën në mbrëmje shoqërohej nga kunati i tij Judmir Velo, vëllai i gruas. Tetë gëzhoja kallashnikovi gjetën hetuesit në 2 metra katror sipërfaqe. Muça u qëllua egërsisht nga një distancë e afërt prej 3 m. Autori që dëshmitarët e tregojnë, një i ri i pamaskuar, trup lidhur, zbriti nga Golfi 5 ngjyrë blu me targa italiane, i vjedhur në Vlorë. Shoferi qëndroi në timon, derisa atentatori kreu misionin. Shtiu me kallashnikov më shumë se 20 herë mbi njeriun që njihej si dhëndri i Roland Shytit, “mustaqe kuqit”, anëtar i bandës famëkaqe të Lushnjës, ‘Hakmarrja për Drejtësi” i martuar me mbesën e tij, Suada Velon.

Foto nga aksioni i RENEA

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 24/08/2021 20:21

    Ishalla i kapin e denohem me burg perjet ato kriminele qe perdorin kallashin mes njerezve . Mund te kishte pasur shum viktima , burg pa meshire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?