“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave". Duke shqiptuar këtë fjali dhe me dorën në Kushtetutë, Kryeministri Rama e me radhë pas tij Zv. Kryeministri Ahmetaj, 12 ministret dhe 3 ministrat u betuan sot para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën në këtë mandat të tretë qeverisës të socialistëve. E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.
Menjëherë pas betimit të gjithë bashkë, siç tashmë është bërë traditë nga Rama edhe në 2 mandatet e kaluara, të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave u drejtuan në këmbë për në Kryeministri. Disa sekonda i 'vonoi' edhe një semafor aty të Kryesia e Kuvendit që Kryeministri nuk 'përtuan' ta respektonin.
Pas 2 fotove të rastit, një në hyrje të Kryeministrisë e tjetra në sallën e hartave, nuk u humb më kohë, filloi menjëherë mbledhja e parë.
Dhe mesazhet në këtë mbledhje të parë Rama i kishte të drejtpërdrejta për vartësit e tij. Teksa ia numëroi si 'vija të kuqe' ministrave Kryeministri i kujtoi atyre të gjitha rregullat në Kodin e Etikës, i cili sipas tij duhet të respektohet dhe s'do të ketë asnjë tolerim.
Rama e kishte edhe një mesazh për opozitën në kërkesën që pati për të gjithë kur tha se nuk do të ketë më asnjë debat në formatin e vjetër dhe nuk do të tolerohet më asnjë 'e lagu s'e lagu' me ta. Ndërkohë që kërkoi më shumë respekt për Kuvendin nga ana e ministrave.
Në këtë mbledhje të parë Qeveria merr 16 vendime të rëndësishme, ku ka spikatur ai për punësimin e kampioneve olimpike të Kosovës te Forcat tona të Armatosura, krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin si dhe shpërblimin me pagën e prindërve të tyre deri në moshën 18-vjeç e fëmijëve të mjekëve dhe infermierëve që humbin jetën nga COVID.
Qeveria “Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.
5 shtyllat kryesore të programit të PS janë: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë. 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.
Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.
Emrat e ministrave të qeverisë 'Rama 3'
- Kryeministër – Edi Rama
- Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
- Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
- Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
- Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
- Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
- Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
- Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
- Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
- Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
- Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
- Ministre e Kulturës Elva Margariti
- Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
- Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
- Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
- Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, 16 vendimet e para që Qeverisë së re:
PROJEKTLIGJE:
1. Për bashkëqeverisjen.
2. Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
3. Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut - Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.
4. Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
5. Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
PROJEKTVENDIME:
6. Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Media dhe Informim.
7. Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.830, datë 15.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Kodit Etik Ministror”.
8. Për disa shtesa në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar”.
9. Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e Bashkisë Durrës si njësi zbatuese.
10. Për miratimin, në parim, marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
11.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
12. Për miratimin, në parim, të ndryshimit nr.14 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, të ratifikuar me ligjin nr. 174/2013.
13. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.
14. Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020.
15. Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa.
16. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë…
VIDEO/ Mbledhja e plote
Në mbledhjen e parë të qeverisë ‘Rama 3’ është marrë vendimi për të krijuar një pikë të mirëfilltë doganore të re mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Për këtë pikë kalimi kufitar edhe Kosova miratoi më 9 qershor hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.
Pika e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë ka funksionuar gjithmonë si një pikë kalimi për banorët e zonës mes Kukësit dhe Drageshit të Kosovës, të cilët përgjithësisht kalimin e bënin në këmbë, ndërsa me vendimin e qeverisë së sotme, kjo pikë kalimi do të kthehet në një pikë kufitare të rregullt për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kalimin e mallrave.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri Edi Rama
Në vendimet e Qeverisë dallon një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave për t'i akorduar 1.2 milionë lekë mbështetje financiare prokurores së Pukës, Elidiana Kasa, për kurime shëndetësore.
Në vendim thuhet se Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Elidiana Kasa ka kaluar me sukses vettingun që prej 2 vitesh.
Vendimi i plotë
MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. ELIDIANA KASA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese, duke marrë kështu detyrën. Presidenca ka publikuar pamjet e ceremonisë.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: 'Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave'.
Fëmijët e mjekëve e infermierëve që kanë humbur jetën nga COVID, do të marrin rrogën e prinit të tyre deri në moshën 18-vjeçare. Ky vendim u bë sot me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhje së parë të qeverisë së re.
"Personat e mitur prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç", tha Rama.
Forcat e Armatosura të vendit do të kenë një Njësi Speciale të kampionëve. Këtë ka deklaruar Kryeministri Rama në mbledhjen e parë të Qeverisë teksa ka prezantuar vendimin për "Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020", pra të kampioneve olimpike Nora GJakova dhe D'Istrja Krasniqi.
Rama tha se të dyja kampionet kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Ushtrisë shqiptare, ndaj edhe shprehu idenë e një Njësie Speciale.
“Vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.
Nw lojërat Olimpiko Tokio 2020, dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike, ku në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në kategorinë e saj.
Pjesë e lojërave olimpike “Tokio 2020” ishin edhe 9 sportistë shqiptarë, të cilët nuk mundën të merrnin asnjë medalje, ndërsa peshëngritësi Briken Calja arriti rezultatin më të lartë. Lojërat Olimpike Verore 2024 do të mbahen në Paris të Francës.
I prerë ka qenë Rama me ministrat e kabinetit të ri, ku tha se ai e as PS nuk do t'i dalin në mbrojtje askush që do të shkelë në "dërrasë të kalbur", duke nënkuptuar veprime që bien në kundërshtim me ligjim.
Ai u shpreh se së shpejti në faqen e re online të qeverisë do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut dhe se ata zyrtarë që nuk do të thonë të vërtetën do të mbajnë përgjegjësi morale, por edhe ligjore nëse do të jetë nevoja.
"Qeveria e re do të ketë në funksion të plotë në pak ditë një faqe të re online ku do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut për çdo akuzë. Në atë rubrikë secili prej ministrave do të përgjigjet me shkrim dhe do të mbajë përgjegjësi për informacionin. Kush nuk do të thotë të vërtetën do të marrë përgjegjësitë morale dhe ligjore nëse nuk do të thotë të vërtetën. Ministër nuk bëhesh vetë, të bën kryeministri, por vendin duhet ta mbash vetë. Kush shkel në dërrasë të kalbur pune ka me organet ligjzbatuese, jo me mua e as me qeverinë. As mua as PS nuk do ta ketë mbrapa askush që hedh qoftë edhe një hap jashtë ligjit. Ju kërkoj t'i mbani larg familjet nga dyert e shtetit, dhe nga fondet publike", tha Rama.
Asnjë përgjigje opozitës në debatet me formatin e vjetër. Ky ishte premtimi i Kryeministrit Rama në mbledhjen e para të Qeverisë.
"Ne nuk do t'i përgjigjemi me formatin e vjetër opozitës. Është një format që e ka derdhur me kohë kupën e durimit të publikut. Politika është e vetmja mundësi që njerëzit të bëjnë gjërat që të vetmuar si bëjnë dot. Kemi 4 vite kohë për të bërë gjëra që s'janë bërë kurrë më parë ndaj s'kemi kohë për të humbur me opozitën 'e lagu se lagu'", tha ai.
Rama tha se në marrëdhënien me Kuvendin duhet treguar më shume respekt.
"Qeveria buron nga Parlamenti dhe jo e kundërta. Prania juaj në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim, përveçse në raste ekstreme dhe duke u dakordësuar me kreun e grupit parlamentar. Vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në hapjet seancave të Kuvendit. Ky është minimumi etik në marrëdhëniet qeveri-parlament", vijoi ai.
Kryeministri Rama foli edhe një herë për domosdoshmërinë e mbështetjes së profesionistëve të rinj.
"Ta mbajmë derën hapur për çdo shqiptar të shkolluar dhe profesionist. Duhet të angazhoheni ju personalisht. Pandemia na ka mësuar gjëra të mëdha", tha Rama.
Për Kryeministrin Rama nuk ka asnjë kuptim që një anëtar i Qeverisë të kundërshtojë në dikutimet në Kuvend ligjet e miratuara më parë në Këshillin e Ministrave.
"Në procesin e diskutimeve në Kuvend është absurde që një ministër të kundërshtojë ligjin e qeverisë se medemek dëmton sektorin që ai mbulon. Ka vetëm një sektor, dhe ky sektor është Shqipëria", tha Rama.
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama tha se të gjitha dhuratat protokollare do të inventarizohen. Para ministrave ai u shpreh se dhuratat e delegacioneve apo të individëve, nëse kalojnë një vlerë të caktuar, ose do të shërbejnë për dekor në zyrat e ministrave, ose do të dorëzohen në muzeun e dhuratave protokollare. Sipas Ramës, populli shqiptar nuk i ka borxh kapadaillëkun shefave të lloj-llojshëm.
"Kryeministria ka një magazinë ku ruhen të gjitha dhuratat, pavarësisht vlerës së tyre monetare. Deri në 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, madje kanë marrë edhe plot gjëra nga ato që kanë gjetur këtu, piktura, ambazhurë, karrige, pjata, pirunj, filxhanë e me radhë. Detyrimi për t'i inventarizuar dhuratat të delegacioneve të çfardo natyre apo ato të individëve që kalojnë një vlerë të caktuar monetare, ose duhet të qëndrojnë si pjesë e dekorit të zyrës tuaj ose duhen dorëzuar në muzeun e dhuratave protokollare. Duken gjëra të vogla, por këto janë norma që janë zbatuar në çdo shtet. Kodet do të vlejnë edhe për ministrat. Ky popull nuk i ka borxh asnjë përfaqësuesi të lartë të administratës shtetëror kapadajllëkun publik të shefave të lloj-llojshëm në territor. Çdo komunikim publik duhet të kryhet në koordinim me kryeministrinë. Na kanë vrarë sytë disa raste të patolerueshme drejtorësh që organizojnë mbrëmje dëfrimi me kolektivin, por nuk mund të organizohen me fondet e drejtorive", tha Rama.
Kryeministri Rama në fillim të mbledhjes së parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë e ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të një aneksi të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave. Rama tha se Qeverias ka një kod etik që është mënyrë jetese e një ministri.
Rama paralajmëroi zero tolerancë dhe se kush përsërit shkelje do të duhet të hapë dorëheqjen.
"Nëse nuk respekton një prej këtyre pikave ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë, në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen. Kjo vlen edhe për mua, se kam pasur problem ta respektoj 8 vite nuk do ta kem që ta respektoj edhe 4 të tjera .
Asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë në biznes class, pushimet jashtë vendit, jo darka në restorante kur janë në punë në Tiranë. Do të përcaktohen shprehimisht të gjitha detajet për të gjitha këto çështje. Duhet përcaktuar se bashkëshortët dhe fëmijët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën vip të aeroportit përveçse kur janë me ministrat. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e makinave zyrtare", tha Rama.
Kryeministri Rama dhe ministrat janë betuar në Presidencë dhe tashmë janë duke kaluar nga institucioni i Kreut të Shtetit drejt Kryeministrisë në këmbë.
Në një moment duket se si të gjithë ministrat, bashkë me Kryeministrin, respektojnë semaforin te Kryesia e Kuvendit.
Pak minuta para se të betohen para Presidentit të Republikës, Kryeministri Rama ka mbërritur në Presidencë.
Ai është parë teksa është pritur nga Drejtori i Kabinetit në Presidencë Edmond Panariti.
Pak minuta para betimit të Edi Ramës si kryeministër dhe ministrave të kabinetit, Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë. Rama dhe ministrat do të betohen sot në orën 10:00 te Meta të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.
Me beri pershtypje fjala e tij per ministrat dhe ligjin. Qe me deklaraten e pare shkel ligjin dhe eriken. Minister, thote, te ben Kryeministri!?! Ky eshte koncepti dhe kuptimi i tij. Une, thote, ju bera ministra!!! Qe ketu fillon korrupsioni politik qe do shoqerohet me tej ne nivelin e vendimmarrjes se Keshillit te Ministrave. Po jo mor zoteri, minister behet shtetasi shqiptar konform Kushtetutes dhe procedures sipas saj. Neni 98 1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Neni 99 Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.
PërgjigjuBravo! Ministrat nuk i emeron Kryeministri... ai thjesht i propozon. Loje e shkelqyer fjalesh... Turkoshqiptaret do e pranojn kete loj fjalesh se jane rrace injorante! Bravo edhe per logjiken dinake: Kur "minister te ben kryeministri, ky veprim eshte tregues korrupsioni. Turkoshqiptaret nuk kuptojn qe ministrat kudo ne bote i zgjedh kryeministri... rraca injorante shqiptare po ta dinte kete do mendonte se TE GJITHA qeverite ne bote jane kryekeput te korruptuara. VETEM NE SHQIPERI NDODHIN KETO PISLLEQE! Rrace e poshter! Ikniiii nga Shqiperia! S'behet ky vend!
Turp, minatori i bllokuar ne galeri kurse keta bejn shfaqje
PërgjigjuMos e vendos emrin 'Lol' (shkurtim ne anglisht per Laughing Out Loud, domethene Qesh me Ze) sepse kuptohesh qe ty nuk te plas per fatkeqesin e minatorit por qellimin e ke te propaganda kunder Rames. Tregohu me i permbajtur me qasjen se per ndryshe do t'a nderpres supen!
Mallkimet e ketuj populli ju zenshin. Fare e keqe.
Përgjigju