Pavarësisht ngjarjes tragjike një ditë më parë në Himarë, ku 7-vjeçarja humbi jetën si pasojë e përplasjes nga gomonia, duket se adhuruesit pas mjeteve të ujit nuk kanë zënë mend. Report Tv sjell një video nga bregdeti i Gjirit të Lalzit, ku një person i cili po drejton një jet ski, ka thyer kordonin e sigurisë dhe është futur në pjesën ku pushuesit po lahen. Ai kryen manovra të rrezikshme në breg, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.
Në zonën ku është parë duke lëvizur ky jet ski, dëshmitarët të cilët kanë dërguar videon në Readaksinë e Report Tv, thonë se nuk kishte stacion për të marrë jet ski, por djali i cili po e drejton dyshohet se ka të tijin.
Lajmi kryesor:
Report TV vëzhgim në Ksamil, Radhimë e Shëngjin! Stacion për jet ski në mes të plazhit, mungojnë kufizimet! Pushuesit: Ecin me shpejtësi, janë të rrezikshëm
SI.E./ReportTv.al