Report TV vëzhgim në Ksamil, Radhimë e Shëngjin! Stacion për jet ski në mes të plazhit, mungojnë kufizimet! Pushuesit: Ecin me shpejtësi, janë të rrezikshëm

3 Gusht 2022, 16:23| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 17:07

  • Share

Një ditë pas tragjedisë së Himarës në Sarandë dhe Ksamil nuk shihen jetski apo skafe duke lëvizur me shpejtësi pranë brigjeve.  Mirëpo, ajo ç'ka konstatohet lehtësisht është prania e një stacioni ku jepen jetski me qira në mes të plazhit të Ksamilit ku po notojnë pushuesit.

Mungojnë bovat dhe litarët që kufizojnë hapësirën e plazhit nga korridori ku duhet të kalojnë mjetet lundruese, që është detyrim ligjor i subjektit që menaxhon plazhin privat. Aktualisht në Sarandë janë të regjistruara pranë kapitenerisë së portit 23 jet ski, 98 mjete te tjera lundruese familjare dhe 18 anije turistike.

Report Tv ka kryer vëzhgim dhe ne vijën bregdetare Vlorë-Orikum, ku ndodhet 4 stacione të licencuara nga bashkia e Vlorës për qëndrimin e mjeteve lundruese. Janë përcaktuar 10 korridore për hyrje-daljet në breg, por pjesa më e madhe e operatorëve turistike si dhe individë funksionojnë jashtë këtyre korridoreve. Vihet re qarte mungesa e kufizimeve me bova dhe litarë në disa plazhe private.

“Ruhemi vetë, këto mjetet motorike për mua duhet të mbajnë distancën sepse duhet të ketë vijë kufitare ku janë plazhistët dhe ku janë lëvizin ata. Ecin me shpejtësi, e kanë të theksuar”.

“S’ke asnjë pikë vrojtimi. Vij çdo gusht këtu, deri dje kanë lëvizur këto mjetet motorike, duhet të ketë vijëzime, të merren masa nga ana institucioneve kompetente”, tha turistët në Vlorë.

Në plazhin e Shëngjin ka vetëm një vend-qëndrim të përcaktuar nga Policia Kufitare dhe Bashkia Lezhë për mjetet e lundrimit, afër skalieres së portit. Është ruajtur distanca prej 100 metra si dhe sinjalistika me bova e litarë. Gjatë vëzhgimit të Report TV pamë se pushuesit notojnë brenda hapësirës për mjetet e lundrimit.

Një ditë pas tragjedisë, skafet nuk shihen pranë  bregut, por pushuesit thanë se çdo ditë tjetër lëvizjet e tyre janë shqetësuese për shkak se kryejnë manovra pranë bregut.

“Është shumë e frikshme, si sivjet nuk ka pasur vaki, kaq të frikshëm e kaq të rrezikshëm, si rregull e kanë te tapat po nuk i respektojnë aspak, shumë pak”, tha një tjetër turist në Shëngjin.

Ngjarja tragjike ka vënë në lëvizje policinë kufitare. Gjatë xhirimeve të Report TV në Shëngjin dhe Radhimë konstatojmë bllokimin e disa motorëve të ujit.

Ora 16:47
VIDEOLAJM/ Një ditë pas ngjarjes tragjike, nuk ka reflektim! Në Gjirin e Lalzit drejtuesit e ‘jet ski’ manovra të rrezikshme

Pavarësisht ngjarjes tragjike një ditë më parë në Himarë, ku 7-vjeçarja humbi jetën si pasojë e përplasjes nga gomonia, duket se adhuruesit pas mjeteve të ujit nuk kanë zënë mend. Report Tv sjell një video nga bregdeti i Gjirit të Lalzit, ku një person i cili po drejton një jet ski, ka thyer kordonin e sigurisë dhe është futur në pjesën ku pushuesit po lahen. Ai kryen manovra të rrezikshme në breg, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Në zonën ku është parë duke lëvizur ky jet ski, dëshmitarët të cilët kanë dërguar videon në Readaksinë e Report Tv, thonë se nuk kishte stacion për të marrë jet ski, por djali i cili po e drejton dyshohet se ka të tijin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 05/08/2022 00:43

    PLAZHISTET DUHET TE ORGANIZOHEN DHE TE RRAHIN ME SHKOPAT E CADRAVE PRONARET E SKAFEVE APO JET-SKIVE QE AFROHEN NE BREGDET,,,,RRIHINI SI QENTE DHE DO SHIKONI QE DO I LARGOJNE MJETET NGA PLAZHET,,,PO NDENJET SI PULA PRAPE DO JU CAJNE ME HELIKA,,,SE QEVERIA NUK E KA MENDJEN TEK JU,,POR SESI TE VJEDHE.....

    Përgjigju
  • Olta: 04/08/2022 04:27

    Njerezit nuk ndihen se ruajne vendin e punes se kan frike mos i nxjerin ne rruge por ne heshtje e quajne qeneri kete qeveri, jazek u qofte dhe mos gezofshi asgje

    Përgjigju
  • Potami ne zi: 04/08/2022 04:22

    O Ramee ti e di shum mire qe gjysmen e qeverise tende nuk e Duan as te tanet dmth depuetet e ps se jane shpura jote personale dhw jo produkt I partise tone kshuqe uroj te rrezohesh sa me shpejt,me rastin e femijes se gjymtuar ne plazh uroj te rrezoheni sa me pare te jete e mundur se nuk duroheni me shume pasi nuk eshte e mundur qe as femijet ne breg te detit nuk mund te lozin te qete se emerimet tuaja te shqyera kan bastarduar vendin,ishalla keni fatin e berishes ne fund

    Përgjigju
  • Maliqi: 03/08/2022 22:25

    Duhet te humbasi dikush jeten qe ta dalin per kontroll autoritetet kompetente.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/08/2022 19:08

    Toponimi Gjiri Lalzit duhet te hiqet dhe te vendoset:GJIRI MAFIES SHTETERORE.

    Përgjigju
  • qypi: 03/08/2022 18:29

    ku eshte shteti,,ku eshte policia,,kjo na tregon qe shteti eshte inekzistent....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?