Një ditë perfekte në Sazan e Karaburun...por mungon infrastruktura

21 Qershor, 17:03| Përditesimi: 21 Qershor, 17:25

  • Share

Me mijëra turistë i drejtohen çdo ditë ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit në Vlorë për të shijuar bukuritë e bregdetit jonian.

Harta e atyre që vizitojnë zonën bregdetare është zgjeruar dhe pritet që shifrat të rriten edhe më tej në muajt në vazhdim, por operatorët turistikë shprehen të shqetësuar për mungesën e infrastrukturës.

“Sazani dhe Karaburuni kanë qenë destinacione prej vitesh. Por këtë vit tendenca do të jetë më e lartë. Të gjithë turistët duan të shohin, do jenë më mijëra në ditë, duhet të kemi infrastrukturë. Nuk mundemi që ta promovojmë këtë vend në të gjitha mediat botërore si një vend optimal dhe i mirë dhe kur vijnë këtu nuk kanë ku të kalojnë për shkak të punimeve që po bëhen në portin e Vlorës”, tha kreu i operatorëve turistik për jugun, Vasil Bedinaj

“Ne punojmë me shumë grupe nga Gjermania, Nordikët, Franca, Anglia. Sot kam një grup nga Rumania, turistët vijnë, kanë qejf plazhin, por çfarë eksperiencash të tjera do të japim. Është detyra jonë që ta inspirojmë”, tregoi një operator turistik.

Të shumtë janë ata turistë që i rikthehen Shqipërisë, por ka dhe nga ata që vijnë për herë të parë. Shqipërinë e kanë parë online dhe për ta është një vend i mrekullueshëm.

“Unë jam nga Ukraina. Është hera e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë”, tha një turiste.

“Më pëlqen shumë, shumë interesante. Do shkoj në Karaburun dhe do të jetë një ditë perfekte. Të gjithë janë të lumtur”, tregoi një tjetër.

Udhëtimi për në këto destinacione me varka dhe anije zgjat jo më shumë se 50 minuta nga porti i Vlorës

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?