Kronikë

30-vjeçari nga Shkodra plagos me pistoletë para lokalit ish të dashurën në Vlorë, arrestohet nga policia! Kishte me vete dhe dy granata! E reja jashtë rrezikut për jetën

25 Shtator 2021, 12:22| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 19:01

  • Share

VLORË- Një studente mbeti e plagosur mesditën e sotme në Vlorë, nga një person me të cilën kishte pasur lidhje sentimentale. Në pranga është vënë 30-vjeçari nga Shkodra, Fasil Likaj, i cili përpos pistoletës mbante me vete dhe dy granata dore.

30-vjecari Fasil Likaj kishte udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Vlorës me granata dore dhe pistoletë në çantë. Ai ka pritur në një lokal derisa sa ka mbërritur 20-vjeçarja Kostandina Zanaj. Pas një debati të shkurtër verbal, dëshmitarët kanë treguar se djali e ka tërhequr zvarrë të renë dhe e ka qëlluar me pistoletë. 20 vjeçarja nga Berati por që kryente studimet e larta në Vlorë ka mbetur e plagosur në këmbë. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në lagjen “28 Nëntori” pranë Poliklinikës së Vlorës duke shkaktuar panik tek klientët e lokalit dhe kalimtarët. Policia ka mbërritur menjëherë, duke vënë në pranga 30-vjeçarin Fasil Likaj dhe u sekuestrua arma e krimit. Por gjatë kontrollit është gjetur një granata e pashpërthyer në lokal që dyshohet se i ka rënë 30-vjeçarit gjatë përleshjes me ish-të dashurën. Po kështu në çantë mbante dhe një granatë të dytë.

'Është marrë një telefonate se janë dëgjuar krisma me armë zjarri në një lokal në afërsi të ambulancës. Është bërë i mundur neutralizmi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri, është sekuestruar arma e zjarrit dhe personi është i shoqëruara në ambientet e policisë vendore në Vlorë. Kemi një vajzë të dëmtuar është 23 vjeçe dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Arma e krimit është sekuestruar. Po kryejmë të gjitha veprimet.'- tha drejtori i policisë së Vlorës, Bledar Celiku.

Dyshohet se shkodrani Fasil Likaj dhe 20-vjeçarja nga Berati, studente në Vlorë, kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme dhe sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Paraprakisht mësohet se e reja po tentonte ti jepte fund lidhjes me 30-vjeçarin, i cili rrezikoi t'i merrte jetën!

 

Ora 18:51
FOTO/ Plagosi me pistoletë ish të dashurën në Vlorë, ky është 31-vjeçari që u kap me pistoletë e granata

1632588748_1632588287Sequence0300083622Still029.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e 31-vjeçarit që plagosi ditën e sotme të dashurën në qytetin e Vlorës. Në fotografinë e mësipërme është Fasil Likaj, i cili udhëtoi nga Shkodra në Vlorë i pajisur me granata dore dhe pistoletë.

Ora 13:04
Kush është 30-vjeçari që plagosi me pistoletë ish të dashurën në Vlorë, kishte me vete dhe dy granata

30-vjeçari Fadil Likaj është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri pistoletë një studente 20 vjeçe në Vlorë, me të cilën dyhsohet se kishte pasur një lidhje dashurie. Pas arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe dy granata dore. Plagosja dyshohet se ka nodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 30-vjeçari qëlloi në drejtim të Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme.

‘Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Likaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’ – njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 25/09/2021 20:45

    Edhe ky na u desh erdhi prishi qetësinë e qytetit tonë sot ne s'po mbajmë dot hallet tona do mbajmë edhe hallet e këtyre jabanxhinjve tani është mbushur Vlora plotë e për plotë me emigrantë shpëtuan mirë pa u plagosur dy kalimtarë të rastit emigrantë 1 Egjiptian dhe 1 Pakistanez Salehu dhe Ruhani

    Përgjigju
  • Shoku: 25/09/2021 13:43

    Nane e moter me ka tradhtu or ti

    Përgjigju
    • Shoku: 25/09/2021 19:34

      Nuk thote orti Shkodrani o shoku K Po gabim ka ba gjithsesi, pune debilash Qe jane shty ne gjithe shqiperine si kancer Kto tipa pa karakter.

    • Labi: 25/09/2021 15:46

      Kush

  • Njoni: 25/09/2021 11:49

    Hajde polici Hajde . Ky hajvoni niset nga dukagjini me pistolet e 2 granata në cant. Nga shkodra në vlore sa postoblloqe policije ka kaluar ky. ndoshta as dhe nje. Ca bo poilica atje fle gjum. . Ketheni në në detyr mond kosenin vetem ai bo punen atje . I bonte zbore ketyre lloj tipash.

    Përgjigju
    • Vlora: 26/09/2021 14:53

      @Per@vlora: e ka bere me ty kete gje te ka q... syrratin plehre se une as e njoh e as me njeh, por ty te q. surratin une plehre

    • Per@vlora: 26/09/2021 08:16

      Ty te paska bo zbor mond kosenin pradaj flet keshtu. Dhe atje psikot and kriminelet ka ngel . Sate marojn njoni tjetrin dhe pastaj do kthen shqiptaret puntor.

    • Koseni: 25/09/2021 19:36

      Koseni ashtu dha pershtypjen te injorant si puna juaj, Se ai ka bo lek per 6 breza, S'ishte aq i " hekurt " su duket njerezve!!! Ec e pyet iher ne Elbasan..

    • Erzeni: 25/09/2021 18:41

      shkodra dhe vlora dy qytete injorante

    • Vlora: 25/09/2021 13:56

      @Njoni ke të drejtë do të marrim edhe ty kudo që jetoke ti të na pastrosh tualetet me gjuhë dhe të na pastrosh këpucët me gjuhë se qenke edhe i gojës edhe vullnetar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?