Pep Guardiola

Një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit, Guardiola: Po mundohem ta zgjidh këtë situatë

12 Dhjetor, 14:46| Përditesimi: 12 Dhjetor, 14:47

  • Share

Një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit, këto janë statistikat e Pep Guardiolës dhe Manchester Cityt të tij. Të mërkurën "Qytetarët" u mposhtën 2-0 nga Juventusi në Champions League, teksa shohin vendin e 22-të në klasifikim.

Pas ndeshjes për mediet trajneri spanjoll tha se është në diskutim për stolin, ndërsa po punon për të zgjidhur këtë situatë.

“Këtë herë nuk bëmë gabime. Ishim shumë pranë portës kundërshtare, por na mungoi vetëm goli. Jam krenar për lojtarët e mi. Është e qartë se është diçka e vështirë kur ti qëndron gjatë gjithë kohës përpara portës dhe provon të fitosh, por nuk vjen rezultati.

Dua t’i jap meritat që ka edhe Juventusi në këtë ndeshje. Megjithatë, paraqitja jonë ishte pozitive. Vlahoviç u tregua i zoti që shënoi atë gol.

A është Guardiola në diskutim? Po, sigurisht. Është e qartë që është edhe faji im për këtë situatë. Sigurisht që do të vendosem dhe unë në diskutim, edhe pse po luftoj shumë për të dalë nga kjo situatë”, tha Guardiola.

Shtatë humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore për Cityn në dhjetë ndeshjet e fundit kanë bërë që skuadra të jetë shumë larg paraqitjeve të sezoneve të shkuara.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?