Teksa pritet firma e Presidentit Begaj për ta bërë zyrtare, Vlora Hyseni pritet të jetë e para grua që drejton shërbimet e inteligjencës shqiptare. Por kush është Vlora Hyseni? Ajo e ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.
Lajmi kryesor:
Takimi me Begajn, Rama i propozon emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese të re të SHISH! Ish zv. drejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, e shkarkuar nga Kurti e Osmani
K.T./ReportTv.al