TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj. VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.
Vlora Hysenika qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021. Zonja Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.
Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.
Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit.
Propozimi që Rama i bëri presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHISH-it Vlora Hysenin e cila është shkarkuar më herët nga Kurti në Kosovë, ka sjellë reagime të deputetëve të Partisë Demokratike.
Nëpërmjet një reagimi në facebook, deputeti, Gazment Bardhi shkruan se presidenti, Begaj duhet të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës. Ai tha se ky institucion nuk mund të jetë nën kontrollin personal të Ramës.
“Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni.
Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë.
Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”-shkruan Bardhi.
Në një tjetër reagim, deputeti, Kreshnik Çollaku e quajti propozimin e Ramës si një provokim të panevojshëm ndaj institucioneve të Kosovës.
“Ky rast më duket nje provokim i panevojshëm nga Shqipëria karshi institucioneve te Kosovës. Është jashtë cdo arsyeje që kjo të ndodhë. Midis institucioneve të dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkërendim,ndersa gjeste të tilla stimulojnë konflikt të panevojshëm dhe të dëmshëm”- shkruan Çollaku.
Teksa pritet firma e Presidentit Begaj për ta bërë zyrtare, Vlora Hyseni pritet të jetë e para grua që drejton shërbimet e inteligjencës shqiptare. Por kush është Vlora Hyseni? Ajo e ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim për rreth 30 minuta me Presidentin Bajram Begaj në zyrën e presidentit. Kujtojmë se Rama takimin e fundit me Begajn e ka pasur më 6 janar.
une shof nje perpjekje per tu bere vegel e qeverise cdo institucion i pavarur. pastaj do ta perdore kete institucion per te bere gropen opozites
PërgjigjuUne shikoj disa probleme me kete propozim :1-Nuk i dime arsyet e shkarkimit.Mund t'i dine Rama.zonja ne fjale dhe ata qe e kane shkarkuar por jo populli.Nje transparence per rastin eshte e detyrueshme.2-Menyra e propozimit.Personalisht mendoj qe te jesh drejtues i SHISH,nuk eshte njelloj si te drejtosh nje ministri,apo drejtori.Zonja mund te kete qene ne post te ngjashem ne vend te vet,por ketu nje cope keshilltare ka qene,asgje me shume,prandaj te le shijen e pak nepotizmi ne mes.Nje liste me e gjere me kandidate me te shumte, e shikuar dhe e situr nga kuvendi do te kishte qene me demokratike dhe me e pranueshme.3-SHISH eshte nje nga organet me te larta te shtetit qe simbolizon sovranitetin e vendit.Si i tille,nuk mendoj qe ne krye te tij duhet te emerohen qytetare te huaj edhe pse bashkepatriote edhe pse mund te kene marre qytetarine shqiptare,pasi nuk behet fjale per ministri e drejtori te rendomta,por per Sherbimin Informativ Shqiptar.4-Menyra si eshte propozuar ndoshta eshte e percaktuar me ligj,por kur nuk ka nje liste me shume kandidate qe te garojne per meritokracine e ketij posti,duket me shume si nje propozim qe mund te behet nga autokrate e diktatore se sa nga lidera perendimore.Do te kishte qene me mire qe Rama te vinte me nje liste e te perzgjdhte disa e keta te shoshiteshin nga kuvendi dhe fituesi te merrte aprovimin e presidentit.
PërgjigjuKryeministrin e shqipērisë,e ka votuar populli i Kosovës,apo populli shqiptarë??? Pse duhet të mari njërzë hua nga Kosova,kur tek ne,ka shumë njërzë të zot,për të bër atë punë ?...Mosrespekti i K.M per popullin e vet,është nji gjë shumë e rënd.
PërgjigjuNUK KA ME NE SHQIPERI DUHET ME I MARR NGA KOSOVA DHE GJETKE A MER KM SA BUKUR TALLESH ME POPULLIN MER
PërgjigjuI urojme sukses zonjes ne detyren e re. Shpresojme te mos i ndodhe njesoj sic me karrieren e saj ne Kosove, nese nuk zbaton porosite e shokut Edvin. Vecse nga sa duket dy jane problemet me "kuadrin" tone te larte: disa here mediokrriteti i Rames tentoi ne menyre artificiale te transplatonte nga Kosova ne Shqiperi, si ne arsim, pune te jashtme e gjetke, dhe deshtoi ne menyre te plote. Dhe se dyti, odiseja e gjate rreth 5 vjecare e amullise ne drejtimin e SHISH me shume me zevendesa dhe ne menyre antiligjore konfirmon faktin qe Shqiperise i mungojne zyrtaret dinjitoz, te ndershem dhe profesionist aq sa "detyrojne" Kryeministrin te marre udhe neper komshinj.
PërgjigjuKeto te pd kane ikur gjithe nga mendorja
PërgjigjuRespekt për Kryeministerin Rama ????????????. N‘Kosov sot janë në "pushtet " ZUZARET, të pa dinët e të pa imamanet! Bastard me gjakun e përzier.
PërgjigjuJa pse Shqiperia dhe Kosova skane per tu bashkuar kurre!
PërgjigjuPo skemi pun tjt ju te PD vtm te plasni nga zilia
Përgjigjupo pd vetem keti di te kundershtoj cdo vendim te mire qe merr qeveria.
PërgjigjuI shkofte mbare ne detyren e re
PërgjigjuJa edhe Patronazhistët Servilë me Pseudonime?!Duhet konkurs mbarë'kombëtar për këtë Post!Edi Snob i përkëdhelur e Megaloman: si gjithmonë,futja kot
Përgjigjushpresoj mos te konfirmohet ,shish ka nevoje per nje figure me te pergatitur ku kemi plot te till,rama po tregon serish qe nuk di te administroj sigurin e vendit
PërgjigjuNje figure shume e respektuar,i uroj shume suksese zonjes Hysenit
PërgjigjuShume person i duhur ky qe ka propozuar zoti kryeminister.
PërgjigjuI urojme shume suksese zones Hyseni,i lumte zotit kryeminister per kete propozim kaq te mire
Përgjigjundonje dite do te emroje ndonje nga Bangladeshi,pak ka Shqiperia Eshte emruar ndonje shqiptar ne kosove,Jo sepse ata kane respekt per veten e tyre,ky thjesht per hakmarrje kunder kurtit,Eshte kthyer ne karnaval i pa permbajtshem
PërgjigjuMireja Ben atij marksisti deshtak
Rama eshte debil komplet, akoma nuk u ngop me budallenjte e kosoves ky
Përgjigju