Një hotdog 500 lekë, dhoma VIP me qira 25 mijë €, 2 kate për gazetarët dhe...Çfarë nuk dini për stadiumin e ri kombëtar!

18 Nëntor 2019, 16:52| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 18:09

  • Share

Atmosfera festive mbizotëroi të dielën në darkë në stadiumin e ri kombëtar, i cili u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë. Sigurisht që anët pozitive ishin të shumta, pasi një ambient i tillë sportiv nuk ishte parë kurrë në vendin tonë, por nuk bënin përjashtim as problemet e vogla të cilat duhej të rregulloheshin. “Report TV’ sjell disa nga detajet të cilat nuk u evidentuan gjatë ndeshjes.

*Në hyrje të stadiumit kishte kontrolle të rrepta me dy kordane të policisë, të cilëve iu nënshtruan të gjithë pa përjashtim.

*Këtë herë nuk lejohej që në stadium të futej asnjë send, pasi edhe shishet e ujit mund të bliheshin në ambientet brenda impiantit.

*Për këdo që e kishte marrë uria mund të konsumonte një ‘hotdog’, i cili shërbehej në stendat brenda stadiumit dhe kushtonte 500 lekë të reja.

*Një orë para ndeshjes shumë përshtypje bëri gafa me impantin e vaditjes, i cili bëri qull tifozët pas portës. Më pas ky detaj bëri jehonë edhe në mediat e huaja.

*Për gazetarët këtë herë ishte menduar që të qëndronin në dy kate, si shkak edhe i numrit të madh të tyre.

*Ekzekutimi i himnit të Francës solli irritimin e tifozëve shqiptarë, të cilët të gjithë në kor e vërshëllyen si pasojë e ngatërrimit të himnit tonë në Paris.

*Akustikë e jashtëzakonshme në momentin e këndimit të himnit tonë, që u shoqërua edhe me koreografinë speciale të tifozëve ‘kuqezi’.

*Pas 45 minutave lojë shihej qartësisht se fusha e Francës ishte dëmtuar shumë herë më shumë se e Shqipërisë, por gjelave iu mjaftaun dy aksione për të realizuar golat.

*Në pushimin ndërmjet pjesëve në hollin e katit të tretë dalloje shumë figura të njohura të spotit, artit, politikës, njerëz të botës së televizionit dhe shumë fushave të tjera.

*Po në katin e tretë kishte dhoma të dedikuara për vipat, të cilat mund të merreshin me qira për një vit dhe kushtonin 25 mijë euro.

*Edhe pse për francezët ishin rezervuar rreth 1100 vende në stadium nuk ishin më shumë se 250 mbështetës.

*Në momentin që nisi të binte pak shi, shumë tifozë të cilët ishin ulur në rreshtin e parë u larguan.

*Në stadiumin e ri nuk munguan as dëmtimet. Një stol në përfundim e ndeshjes përfundoi i thyer.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?