1 viktimë, 125 raste të reja me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç! 2 të infektuar në burgun e Bradasheshit, mbyllet kopshti dhe çerdhja në Pukë

10 Gusht 2020, 16:04| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 15:30

  • Share

Në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën dhe 125 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora pa sëmundje të tjera shoqëruese. Në 24 orët e fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Ajo që vihet re është rritja e numrit të të prekurve për 100 000 banorë, ku numrin më të lartë të infektive e ka Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa më të ulëtin e ka Elbasani.

"Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani", njofton ministria e Shëndetësisë.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara. 

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.  Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.   

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)

Testime totale               46448
Raste pozitive               6536
Raste të shëruara         3379
Raste Aktive                  2957
Humbje jete                     200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           1627
Durrës            366
Shkodër         254
Fier                120
Vlorë              108
Korçë             100
Lezhë             99
Kukës             95
Elbasan          68
Berat              49
Gjirokastër     36
Dibër              35

Ora 15:07
Shtimi i rasteve me koronavirus, Bashkia e Pukës mbyll një çerdhe dhe një kopsht

Për shkak të shtimit të rasteve me Covid19, Bashkia e Pukës ka vendosur që të mbyllë dy çerdhe.

Ekspertët e shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pukë rekomanduan mbylljen e çerdhes "Nënë Tereza" dhe kopshtit "Erjona Lluka" deri në një njoftim të dytës, pasi të jenë dezinfektuar ambientet.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid19  në territorin e  bashkisë Pukë,  pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes " Nën Tereza" dhe kopështit "Erjola Lluka" në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Ora 13:30
Koronavirusi 'futet' në burgun e Bradasheshit/ Infektohet shefi i policisë dhe i regjimit të jashtëm

ELBASAN- Koronavirusi "futet" edhe në burgun e Bradasheshit.

 Burime për Report Tv bëjnë me dije se është infektuar me COVID-i shefi i policisë së burgut dhe shefi i regjimit të jashtëm.

Qyteti i Elbasani është një nga më të prekurit nga ky virus, ku aktualisht që nga fillimi i pandemisë numëron 7 viktima.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?