Dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Vlorë për kultivim droge, në pranga edhe kryeplaku

4 Korrik 2020, 09:55| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 10:00

  • Share

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë për shkak se akuzohen që kanë lidhje me bimët narkotike të mbjella në fshatin Drashovicë të Selenicës.

Konkretisht në prangat e policisë ka rënë 62-vjeçari me inicialet K. F, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë. Po ashtu është shpallur në kërkim F. R, 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar. Në total nga këta operacione janë asgjesuar rreth 220 bimë.

Ndërkohë në prangat e policisë ka rënë edhe kryeplaku i fshatit M. R., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?